Partizani ka mundur me përmbysje Skënderbeun në shtëpinë e tij, duke iu afruar me një pikë kreut të kampionatit, Kukësit.
Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Adeniyi në minutën e 10 të takimit. Golit të kampionëve do t'i përgjigjej i përhershmi Ekuban për Partizanin në të 34'-ën. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në barazim 1:1.
Pjesa e dytë do të fliste e gjitha për të kuqtë. Është sërish Ekuban i cili në minutën e 59 kalon në avantazh 1:2 Partizanin.
Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 35 pikëve, një më pak se Kukësi i vendit të parë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e tretë me 32 pikë.
Gabon Kukësi, por është kampion dimri, humbet Flamurtari
Korabi kthehet në makth për ekipet e mëdha. Këtë herë ka qenë radha e Flamurtarit për t’u ndaluar nga Korabi në Peshkopi, që e mposhti me rezultatin 1-0.
Goli për vendasit u shënua nga Plaku, ndërsa humbja i mban kuqezinjtë në zonën e rrezikshme të renditjes.
Edhe Kukësi bëri një hap fals në Gjirokastër, pasi Luftëtari e ndali në barazim 2-2, por verilindorët mbajnë të qetë kreun e renditjes, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë Skënderbeu-Partizani luajnë në 17:00.
Në dy ndeshjet e tjera të javës së sotme Tirana dhe Vllaznia e mbyllën në barazim pa gola, ndërsa Laci u mund nga Teuta 0-2.
dy.b-l.q/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com