Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 30-të. Tanimë është vendosur edhe ndarja e ndeshjeve, me duelet që do luhen në dy ditë. Të dielën e 7 prillit luhen tre duele në tre orare të ndryshme.

Gjithçka nis me Kukësi - Dinamo e më pas me Teuta - Laçi. Në 20:00 gjithçka kulmon me Partizani - Vllaznia e cila luhet në "Air Albania".

Të hënë më 8 prill Erzeni dhe Egnatia luajnë në 15:00, teksa Skënderbeu luan me Tiranën në Korçë duke nisur nga ora 18:00.

Pas 29 javëve të luajtura është Egnatia që prin renditjen, ndërsa Vllaznia, Partizani dhe Dinamo janë në zonën "Final Four". Laçi, Erzeni dhe Kukësi mbeten sërish në zonën e ftohtë.

Superliga, java 30-të:

E dielë, 7 prill 2024

15:00 Kukësi - Dinamo

18:00 Teuta - Laçi

20:00 Partizani - Vllaznia

E hënë, 8 prill 2024

15:00 Erzeni - Egnatia

18:00 Skënderbeu - Tirana

Renditja: