Partizani reagon ashpër për arbitrimin në derbi, Braçe: Ky sistem më i poshtri pas atij të basteve

Partizani reagon ashpër për arbitrimin në derbi, Braçe: Ky sistem më i poshtri pas atij të basteve

Pas 90 minutave kanë vijuar polemikat e shumta, pasi arbitri i derbit akordoi dy penallti në favor të Tiranës dhe një karton të kuq në minutën e 14 për Partizanin. Ka qenë fillimisht klubi i kuq që pas ndeshjes ka shkruar se takimi u vendos nga ‘protagonizmi i theksuar i skuadrës së arbitrave’, ndërsa më pas këta të fundit i cilëson si ‘një kastë pseudoprofesionistësh, marrin përsipër të vendosin fatin e një takimi, vetëm për shkak se kanë mundësinë të kenë bilbilin.’

Qëndrim ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, që njihet si tifoz i Partizanit. Në rrjetet sociale Braçe shkruan: “Partizan, ky përballë teje është sistem kriminal! Pas basteve është më i poshtri.”

Reagimi i Partizanit:

DEKLARATË PËR SHTYP

Një ndeshje derbi është detyrim të luhet me përqendrim, ndershmëri, dedikim maksimal ndaj fanellës, respekt ndaj kundërshtarit dhe sidomos spektatorëve. Këto janë kërkesa elementare për çdo individ që zbret në një stadium të tejmbushur. Ne u përpoqëm të plotësonim të gjitha detyrimet tona, por protagonizmi i theksuar i skuadrës së arbitrave dëmtoi në mënyrë të njëanshme mbarëvajtjen e një ndeshje që duhet të ishte model dhe në këtë aspekt. Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm që i bëhet ekipit në ecurinë e tij në këtë kampionat kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit marrjen e masave të menjëhershme ndaj kësaj kaste arbitrash që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmton dhe imazhin e Kategorisë Superiore si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.

Historia e gabimeve arbitrale këtë sezon nuk fillon dhe nuk mbaron me këtë ndeshje derbi dhe nuk i përket vetëm FK Partizanit, por kjo vijueshmëri gabimesh krijon hije të theksuara dyshimi për njëanshmërinë e trajtimit të episodeve kyçe në disfavor të ekipit tonë, duke na shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në renditje.
Ne si klub kemi këmbëngulur në vazhdimësi që gara sportive të jetë e drejtë dhe të vendoset në fushë nga lojtarët dhe jo nga një gjykim tejet tendencioz që përdor një metër të ndryshëm në varësi të ngjyrës së fanellës.
Tendenciozitet që vërehet qartë që në minutat e para, me 11 metërsh të padhënë në favor, karton të kuq të munguar ndaj kundërshtarit për sjellje antisportive dhe vazhdon me 11 metërsha kundër plus karton i kuq në rastin më të parë...etj, etj. Të gjitha këto në mes të kryeqytetit, para 20 mijë spektatorëve dhe mijëra teleshikuesve!!!

Nëse një kastë pseudoprofesionistësh, marrin përsipër të vendosin fatin e një takimi, vetëm për shkak se kanë mundësinë të kenë bilbilin, atëherë duhet të marrim masa, të gjithë së bashku, institucionalisht apo ligjërisht.

FK Partizani para se të bëjë kritikë, ka bërë autokritikë sportive, por për të mirën e futbollit, kjo që ndodhi nuk duhet të mbyllet brenda 90 minutave të këtij derbi.

Reagimi i Erion Braçes:

PARTIZAN,
KY PERBALLE TEJE
ESHTE SISTEM KRIMINAL!
PAS BASTEVE,
ME I POSHTRI!

Heshta pas ndeshjes me Bylis,

doja te plotesoja gjithe vezhgimin tim,

nisur nga java 1 e fazes 3;

CDO NDESHJE KYC NE

GAREN PER TITULL NE FAZEN 3

ESHTE VENDOSUR NGA SISTEMI,

ME DORE-ME ARBITRA!

KURRE NE FUSHE!

Presidenti i F$HF tha:

NJE EKIP I MIRE TE RREH ME GJITHE ARBITRA (referuar gabimeve te tyre). Kjo eshte alibia qe nis ne F$HF e legjitimohet ne platformen televizive ku presidenti i perjetshem eshte njeri nga pronaret e ku, moderatori eshte nje nga ata, i njenashem, analisti eshte po nje nga ata, i njenashem, komentatori eshte nje nga ata-keshilltar, i njenashem.

Pra nje TALLJE E MADHE,

ne fushe me lojtaret, ne stadium me pagese me tifozet, ne tv me pagese me cdokend qe ka pasion futbollin.

Bylis eshte nje ekip shume i mire, fitorja me te ben diferencen; Por Tirana e mundi me dy gola me dore, Teuta me nje penallti te padhene, Skenderbeu e barazoi me nje penallti te paqene, Partizani se mundi dot prej nje goli te paqene e nje goli fare te rregullt!

NE TE GJITHA RASTET VENDOSEN KRIMINALISHT ARBITRAT! Ky kampionat ka dy renditje; Njera kjo e pikeve, tjetra-renditja e ekipeve qe favorizohen. Te paren e dini, tek kjo e dyta, Tirana e Kukesi jane ne krye, mundin gjithkend ne favore, Teuta mund gjithkend ne favore por jo Tiranen e Kukesin, Skenderbeu vjen fill por s’mund dot keto tre me siper, Bylis nuk mund dot as Tiranen, Kukesin, Teuten, Skenderbeun, por Partizanin patjeter;

Shihni ndeshjet e fazes se trete, merrni nje nga nje gabimet e arbitrave dhe ju del keshtu! Vendosin ata-SISTEMI, jo futbollistet!

Sot i njejti skenar; Partizanit nuk i jepet penallti neto, nuk i jepet nje i kuq Tiranes kur per nje rast te njejte ne Durres, Melo e Boldor u denuan 5 ndeshje, i jepet penallti kunder e i kuq nga nje simulim banal me prekje-ketu loja ne fushe kthehet ne tallje, ndeshja vendoset me dore-fiks arbiti qe i dha 2 penallti te paqena Kukesit e u denua 8 jave!;

TIRANA, KUKESI, TEUTA JANE PERPARA NE RENDITJEN E FAVOREVE! Ky eshte sistemi kriminal! Nga stadiumi, arbitrat, ne TV, ne dore te nje njeriu!

vo: halli i Kryeministrit? Tapeti i barit i vjedhur i stadiumit/foto 7

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rem: 29/02/2020 15:33

    iku koha Petrit Dumes qe perdhunonte albitrat per ti marr shpirtin Tirones, edhe ti beracak duhet te kuptosh qe Tirona do i kthehet Tironcve edhe ju rrefugjatet qe keni ardhur nga rrethet dhe fatkeqesisht ju kemi si ne qeveri dhe ne opozite do ta kuptoni qe jeni akoma jabanxhi ne Tirone, te fala kryetarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon