Partizani është kthyer të fitoret dhe këtë e ka bërë me ‘poker’, pasi ka fituar 0-4 kundër Teutës kampione në fuqi. Të kuqtë kanë marrë jo vetëm 3 pikë të rëndësishme, por edhe besim për sfidat e ardhshme. Sakaq po për javën e 19 Tirana kryesuese nuk e ka falur Skënderbeun, duke e mposhtur 3-2 në ‘Air Albania. Me këtë fitore bardheblutë shkojnë montalisht +9 pikë nga Laçi ndjekës.
Ndërkohë Kastrioti që lufton për mbijetesë ka marrë një fitore të vyer 2-0 kundër Dinamos, duke zhytur në krizë ‘nëndetësen’, me trajnerin Shkëmbi që la të kuptohet për një dorëheqje.
“Është shumë shqetësuese. Një humbje që na dëmton shumë. Si në renditje ashtu edhe nga ana psikologjikë. Është një moment që duhet të reflektojmë thellë të gjithë nga un i pari deri tek futbollistë,”-shprehet Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.
“Besoj nga ndeshja në ndeshje do vazhdojmë të përmirësohemi. Dua më shumë besim nga lojtarët, më shumë krijimin e gjerësisë dhe më shumë qarkullim,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.
Java e 19 e Superligës mbyllet të dielën me Egnatia-Kukësi dhe Vllaznia-Laçi.