Partizani është kualifikuar në fazën play-off të Conference League. Skuadra kampione e Shqipërisë fitoi edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0 kundër Valmieras në Elbasan Arena duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në fazën tjetër, pasi në Letoni ia kishte dalë me rezultatin 1-2. Skudra e Partizanit, do të luajë për herë të parë në fazën “play-off të një kompeticioni europian.

Sfidën e kthimit në Elbasan e përcaktoi i përhershmi Tedi Cara, i cili arriti edhe njëherë të jetë vendimtar për skuadrën në Europë në minutën e 21.

Në play-off te Conference League Partizani do të luajë kundër Astanës që në Europa League u eliminua nga gjigandët belg te Ludogorers.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Partizani u kualifikua në fazën play-off të Conference League, Duka: Obejktivi për të shkuar në grupet e Ligës i mundshëm, por kërkon sakrificë

Kreu i FSHF ka përshëndetur Partizanin pas është kualifikuar në fazën play-off të Conference League. Duka shkruan se objektivi për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës duket i mundshëm por kërkon impenjim maksimal dhe sakrificë.

"Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi. Forca Partizani", shkruan Duka.