Kreu i FSHF ka përshëndetur Partizanin pas është kualifikuar në fazën play-off të Conference League. Duka shkruan se objektivi për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës duket i mundshëm por kërkon impenjim maksimal dhe sakrificë.
"Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi. Forca Partizani", shkruan Duka.
Lajmi kryesor:
Partizani s'e fal Valmieran, të kuqtë gati për historinë në play-off! Cara sërish vendimtar











