Partizani shkarkon nga detyra
trajnerin Sulejman Starova

Partizani shkarkon nga detyra<br />trajnerin Sulejman Starova<br>
Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i Partizanit dhe vendin e tij e merr Klevis Dalipi. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë me dije ndryshimet në pankinë dhe shkarkimin e Starovës.

Pas barazimit në ndeshjen ndaj Teutës në njoftim thuhet se bordi drejtues i Partizanit zhvilloi një mbledhje dhe pasi analizoi situatën dhe rezultatet e dobëta të javëve të fundit i ka kërkuar dorëheqjen trajnerit Sulejman Starova.

Këtë vendim të bordit drejtues Starova e ka pranuar duke u larguar nga drejtimi i skuadrës ,drejtim të cilin e merr Klevis Dalipi. Shkarkimin e Starovës dhe uljen në stol të Dalipit klubi e justifikon me një impuls të ri që duhet të ketë skuadra. Partizani mban vendin e pestë në Superligë me 32 pikë.

Njoftimi i Partizanit
Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron