Shkarkohet trajneri i Partizanit Mark luliano dhe zv/trajneri Alexandro Dosena. Zgjati vetëm 9 ndeshje aventura e drejtimit të italianit në kampionatin shqiptar të futbollit. Kriza e rezultateve të njëpasnjëshme nga njëra javë në tjetrën nuk i lanë rrugë tjetër Presidentit të Partizanit duke shkarkuar trajnerin italian.
/Shqiptarja.com
Mark luliano në 9 javë mori vetëm 11 pikë duke u pozicionuar në vendin e 6, shumë larg objektivave. Humbja e djeshme me Kamzën rezultoi fatale për teknikun, i cili detyrohet që të largohet nga Shqipëria me faturën e dështimit.
Trajneri i ri nuk është aspak i panjohur për kampin e kuq, Sulejman Starova. Tekniku Demi edhe sot ka vepruar si në të gjitha rastet e tjera duke emëruar këshilltarin e tij në drejtim të ekipit.
dy.b/shqiptarja.com









