Partizani shkarkon trajnerin italian
Sormani, emërohet Sulejman Starova

Partizani shkarkon trajnerin italian<br />Sormani, emërohet Sulejman Starova
Ekipi nënkampion i Shqipërisë, Partizani, ka shkarkuar trajnerin italian, Adolfo Sormani. Lajmin e ka njoftuar zyrtarisht klubi 15 herë kampion.

Shkak i këtij vendimi mësohet të jenë rezultatet e dobëta të italianit në krye të të kuqve.
 
Në vend të tij është emëruar Drejtori Sportiv, Sulejman Starova.
 
Deklarata e klubit të Partizanit
"ADOLFO SORMANI MBYLL AVENTUREN ME TE KUQTE
Tekniku Italian ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me 15- të herë kampionët e vendit
 
Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Trajneri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional”".

sormani
(Deklarata e klubit të Partizanit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi