Partizani, Skënderbeu e Tirana 
​fillojnë aventurën europiane

Partizani, Skënderbeu e Tirana <br />​fillojnë aventurën europiane
Skuadrat shqiptare fillojnë sot impenjimet në Kupat e Europës. Të parët që zbresin në fushë janë Partizani, Skënderbeu dhe Tirana që luajnë sot ndeshjet e tyre të para në Europa League për këtë sezon. Të treja skuadrat tona luajnë për turin e parë eleminator. Partizani – Botev Plovdiv luhet në orën 17.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa Skënderbeu - Sant Julia në orën 20.00 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, Maccabi Tel Aviv – Tirana në orën 20.00 në “Netanya Municipal Stadium” në Tel Aviv.

Partizani për fitore ndaj bullgarëve
Partizani për vazhdimësinë në kompeticionet euriopiane. Pasi surprizuan vitin e kaluar Ferencvarosin në raundit e dytë kualifikues të Championsit, ku morën pjesë pas pezullimit të Skënderbeut nga UEFA, të kuqtë do të kenë përballë në raundin e parë të Europa Leagues skuadrën bullgare Botev Plovdiv.

Në orën 17:00 të kësaj të enjteje, në “Selman Stërmasi” luhet akti i parë një dueli ballkanik me plot të panjohura. Botev Plovdiv, një emër i vjetër futbollit bullgar, ofron shumë engima për ekipin e Starovës, që beson se mund ta kalojë këtë kundërshtar.

Krahasuar me një vit më parë, të kuqtë kanë pësuar disa ndryshime në organikë, pasi janë larguar Ramadani, Torasa dhe Ekuban, ndërsa janë afruar Kotobelli e Progni të cilët pritet të jenë titullar. Starova duket se nuk ka dyshime për formacionin.

Pritet të hedhë në fushë një skuadër të kujdesshme në fazën mbrojtëse me rreshtimin romb 4-3-2-1. Hoxha në portë, Fejzullahi, Krasniqi, Atanda dhe Kotobelli në mbrojtje, në mesfushë Vila, Batha dhe Trashi, ndërsa Progni dhe Mazrekaj në mbështetje të Xhevahir Sukajt. Faza sulmuese krahasuar me një vit më parë, kur i avancuar aktivizohej Fili, është tërësisht e rinovuar. Vlerat e Sukajt që i ka lënë pas problemet fizike, dihen, ndërsa talenti i Mazrekajt dhe eksperienca e Prognit mund të bëjnë diferencën te skuadra e kuqe.

Partizani zbret si favorit në këtë takim të parë në “Selman Stërmasi”, më synimin për të marrë një fitore pa pësuar gol, që në përballjen e kthimit të shfrytëzojë faktin e njohjes së kundërshtarit. Ruajtja e grupit dhe eksperienca e akumuluar përballë Ferencvaroshit e më pas ndaj Salcburgut e Krasnodarit, janë armët më të forta ku mbështetet Partizani për të mos qenë thjesht pjesëmarrës në këtë sezon të Europa League.

Skënderbeu rikthehet në Europë pas pezullimit
Shorti bujar i ndikuar nga klasifikimi i Skënderbeut në zonat e larta të renditjes së UEFA-s, e vë përballë një kundërshtari modest skuadrën korçare jnë raundin e parë të Europa League.

Nënkampionët e Andorrës, Sant Julià do të zbresin të Enjten në mbremje në tapetin e gjelbër të stadiumit “Skënderbeu” për të sfiduar skuadrën e Ilir Dajës në aktin e parë të kësaj përballjeje që në letër favorizon dukshëm skuadrën shqiptare. Rreth 1 vit e gjysmë pas disfatës 0-3 që është edhe ndeshja e fundit në Europa League, skuadra korçare rikthehet në evenimentin prestigjoz me ambicje të reja.

Pas sezonit të shkuar ku u pezullua me një vit nga UEFA për çështjen e trukimit të ndeshjeve, Skënderbeu rikthehet të shijojë aromën europiane ku ka arritur deri në fazën e grupeve të Europa League. Bardhekuqtë gjithsesi pas një viti e gjysmë distancë vijnë pothuajse të transformuar, duke nisur që nga stoli dhe për të vazhduar me skuadrën që ka ndryshuar ndjeshëm, sidomos gjatë merkatos së kësaj vere.

Salihi është larguar tashmë ndërsa Latifi mbetet në kërkim të një klubi europian. Me skuadrën janë bashkuar dy emrat më të bujshëm të verës, Afrim Taku por edhe mesfushori Donjet Shkodra.

Dy emra me peshë në futbollin shqiptar që gjatë sezonit të funndit kanë jo pak gjurmë. PIkëpyetjet më të mëdha për këtë sfidë lidhen me majën e sulmit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon shumë nga ajo që ka zbritur në fushë gjatë pjesës më të madhe të sezonit të shkuar. Takimi i kthimit do të luhet në datën 6 Korrik, ndërsa në rast kualifikimi, Skënderbeu do të gjejë në fazën e dytë njërën prej çiftit Kairat Almaty-Atalantas.

Tirana fillon ngjitjen nga Izraeli
Tirana rikthehet pas plot 5 vitesh në Europë. Në përfundim të sezonit më negativ të historisë së klubit bardheblu, si për ironi, skuadra kryeqytetase fitoi të drejtën për të garuar në raundin e parë të Europa League pas suksesit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ishte data 27 Korrik e vitit 2012 kur Tirana shkeli për herë të fundit tokën europiane me atë humbje turpëruese 5-0 në transfertën e Aalesund dhe më pas bardheblutë nuk arritën të kualifikohen për 5 sezone rresht në kometicionet europiane.

Gjithsesi, në vitin 2017 ata e nisin sezonin e ri me një sfidë prestigji kundër Maccabi Tel Aviv. Me një trajner të ri si Ze Maria dhe grupin ende jo të plotësuar përfundimisht, bardheblutë udhëtojnë në Izrael për të treguar se janë në gjendje të bëjnë surprizën edhe pse ndaj një superfuqie si Maccabi do të jetë shumë e vështirë që misioni të arrihet. Shorti u tregua i pamëshirshëm.

Në orën 20:00 në “Netanya Municipal Stadium”, bardheblutë do të zbresin në fushë me disa ndryshime të vogla krahasuar me sezonin e kaluar por edhe pa shumë ditë në dispozicion për të përgatitur një sfidë të tillë.

Kapiteni Gent Muça që rikthehet pas një dëmtimi të gjatë edhe pse nuk është ende i gatshëm për këtë ndeshje, premtoi se skuadra nuk do të shkojë për turizëm në Izrael, ndërsa trajneri i sapoardhur Ze Maria, e konsideroi këtë sfidë si shumë të rëndësishme për sezonin e Tiranës.

Maccabi Tel Aviv prezantohet në këtë sfidë pa sulmuesin e krahut Tal Ben Haim i cili u transferua te Sparta e Pragës vetëm pak ditë më parë dhe pa veteranin Yosi Benayoun i cili i dha lamtumirën klubit nga Tel Avivi.

Një sfidë prestigji për skuadrën bardheblu në momentin e saj më të errët. Sezoni i gjatë në Kategorinë e Parë do ta ridimensinojë klubin kryeqytetas që shpreson të ecë sa më shumë në Europë për të eklipsuar disi zhgënjimin e sezonit të shkuar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën