Partizani-Skënderbeu, Ilir Daja:
Shpresoj të luhet vetëm futboll

Partizani-Skënderbeu, Ilir Daja:<br />Shpresoj të luhet vetëm futboll<br>
Trajneri i ekipit të Skënderbeut, Ilir Daja shprehet se do të zbresë në fushë si i barabartë me vendasit nesër në Beograd. Daja është i ndërgjegjshëm për forcën që Partizani do të ketë nga mbështetja e tifozëve, por beson te një rezultat pozitiv.

“Partizani i Beogradit është më ekspert se ne, në të tilla kompeticione, por duke parë situatën në grup, jemi thuajse njësoj, si për pikët e marra, ashtu edhe për golavarazhin, ndaj edhe ne kemi synimet tona, për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë.

Shpresoj që të mos ketë probleme, por të luhet vetëm futboll. Mbështetja e tifozëve do t’i motivojë vendasit, por ka edhe anën negative, që do t’i vendosë nën presion, nëse vuajnë të gjejnë golin. Ky do të jetë edhe synimi ynë, që të kthejmë në favorin tonë këtë avantazh të kundërshtarit.

Jemi thuajse të gjithë dhe kjo është gjë e mirë, por duhet të pranojmë se disa prej lojtarëve sapo janë kthyer nga dëmtimet dhe nuk janë në maksimumin e tyre. Nuk dua që të përmend emra të veçantë, sepse forca e skuadrës tonë është te loja e grupit dhe pikërisht kjo dua që të funksionojë mbrëmjen e nesërme”tha trajneri i Skënderbeut.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'