Partizani tenton Manajn e Interit:
Nga Partizani arrin Kombëtaren 

Partizani tenton Manajn e Interit:<br />Nga Partizani arrin Kombëtaren 
Partizani po përgatit goditjen e madhe në merkaton e dimrit, huazimin e Rei Manajt nga Interi.
 
Sulmuesi nuk po gjen hapësirë në ekipin e parë zikaltër dhe po studion ofertat për janarin, pasi nëse nuk do të lëvizë duhet të harrojë ftesën për në Kampionatin Europian.
 
Klubi i kuq përmes një njoftimi për mediat sqaron lajmet më të fundit për një huazim të Rei Manajt te Partizani.
 
“Politika e klubit dhe presidentit Demi është që të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj cilësorë dhe me perspektivë, të cilët të mund të kontribuojnë për Partizanin dhe njëkohësisht fanella e kuqe t'iu shërbejë si një trampolinë edhe drejt ekipit kombëtar.
 
Drejtori Dervishi saktëson se ka patur kontakte për të afruar sulmuesin 18 vjeçar përgjatë merkatos së Janarit dhe nëse kjo trantativë konkretizohet Manaj do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit deri në përfundim të sezonit futbollistik 2015 – 2016.
 
Partizani mbetet i hapur për të gjithë lojtarët me perspektivë, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me ekipin më popullor të Shqipërisë.
 
Me hapjen e merkatos së Janarit klubi do të jetë mjaft aktiv në këtë periudhë për të përforcuar skuadrën me element cilësor në mënyrë që të konkurroj deri në javën e fundit për fitimin e titullit kampion.
 
Presidenti Demi do të vazhdojë të kontribuojë, sikurse ka bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për ta rikthyer Partizanin tek Trofetë”mbyllet njoftimi.
 
Partizani ka depozituar në zyrat e klubit zikaltër ofertën për të marrë në huazim sulmuesin e talentuar, tashmë pritet përgjigja e lojtarit dhe Interit. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë