Partizani, vjen Arben Muskaj
largohet Besnik Krasniqi

Partizani, vjen Arben Muskaj<br />largohet Besnik Krasniqi
Arben Muskaj është përforcimi i radhës i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar se ka arritur të mërkurën marrëveshjen me lojtarin 20-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e grekëve të PAS Janinës.

Muskaj, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, mbërrin tek 15-të herë kampionët e vendit në formë huazimi për një periudhë 1-vjeçare, pas akordit të arritur mes dy klubeve.

Muskaj është njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U 21. Ai do t’i bashkohet skuadrës së kuqe të premten, ditë kur Partizani do t’u rikthehet përgatitjeve. Ndërkohë, nga “Demat e kuq” ka pasur edhe një largim. Kështu,

Besnik Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Klubi dhe mbrojtësi kosovar arritën të zgjidhin në mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili erdhi nga Prishtina, u aktivizua për një sezon me të kuqtë.

Ai regjistroi 31 ndeshje me Partizanin, plot 2699 minuta lojë në total, duke qenë titular i padiskutueshëm në prapavijë. Gjithsesi, ardhja e Muskaj duket se i ka ngushtuar maksimalisht hapësirat e kosovarit nën drejtimin e trajnerit Duro, kështu që ka kërkuar një eksperiencë të re, ku mund të aktivizohet rregullisht.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale