Partizani, Vrapi: Vllaznia na
mohoi titullin, por jo Europën

Partizani, Vrapi: Vllaznia na<br />mohoi titullin, por jo Europën
Mbrojtësi i Partizanit, Vrapi beson se do të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë përmes një fitoreje në ndeshjen me Vllazninë. “Kur mbeten edhe 180 minuta nga mbyllja e kampionatit mbetemi plotësisht në luftë për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës. Përballja e radhës na rezervon një takim delikat ndaj Vllaznisë , ekip i cili na ka hapur probleme gjatë këtij kampionati.

Shkodranët na kanë penalizuar nga objektivi titull, por nuk do mund të na ndaloinë pjesëmarrjen në Europë. Një sfidë e cila do të ketë impenjimin maksimal dhe kam besim që do e kalojmë me sukses.

Në këto dy ndeshje e përmenda edhe më pare skuadra luan sezonin dhe duhet të sigurojmë 6 pikë të cilat na mundësojnë Europën sidomos fitorja ndaj Vllaznisë ka shumë vlera për ne. Pjesëmarrja në Europë mund të konsiderohet sukses për Partizanin, dhe duke parë këtë kontigjent lojtarësh që ka në përbërje e meriton plotësisht.

Është privilegj të jesh pjesë e Partizanit dhe dëshira ime për të qëndruar në këtë klub është e madhe, gjithsesi i mbetet stafit drejtues për ta vendosur vazhdimësinë time me këtë klub”deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë