Partizani 'zjarr' në nisje, ndjek rekordin e 2008! Zhgënjen Kukësi, trajneri Gega: Ndeshjet s'fitohen në letër

Partizani është 2 fitore larg rekordit për nisjen më të mirë të sezonit. Të kuqtë të dielën morën fitoren e 3 radhazi në po kaq ndeshje, pasi në transfertën e Ballshit fituan 0-1 kundër Bylisit, me golin e të përhershmit Xhuliano Skuka.

Nisjen më të suksesshme të kampionatit Partizani e ka bërë në sezonin 2007-2008 kur drejtohej nga Hasan Lika me 5 fitore në po kaq ndeshje. Për ta barazuar të kuqtë duhet të fitojnë në fundjavë kundër Erzenit dhe më pas Kukësit, ndërsa për ta thyer duhet të kalojnë edhe një pengesë të rëndë siç është derbi i kryeqytetit me Tiranën.

Nëse Partizani po synon rekorde pozitive e kundërta mund të thuhet për Kukësin, një tjetër skuadër që ka nisur Superligën me pretendimin për ta fituar. Në 3 ndeshje verilindorët kanë vetëm 1 pikë dhe për rrjedhojë renditen të fundit.

“Në futboll ka diferenca në letra, por jo në fushë. Kam menduar, shpresuar dhe kemi punuar gjatë javës që të jemi të vëmendshëm, por problemi është se një pjesë është e huaj, një pjesë nuk ka mentalitetin e futbollit shqiptar, por edhe të Kukësit. Nuk marrin shumë përgjegjësi. Duhet ta nisim ndryshe duke filluar nga unë,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Kukësit.

Sfida e rradhës që Kukësi të ndërrojë faqe është kundër Teutës, skuadrës së parë që shkarkoi trajnerin për këtë sezon.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali