Partizani zyrtarisht në Champions
League, zëvendëson Skënderbeun
CAS: Skënderbeu jashtë Kupave të Europës

Partizani zyrtarisht në Champions<br />League, zëvendëson Skënderbeun<br />CAS: Skënderbeu jashtë Kupave të Europës
Zyrtarisht Partizani në Champions League. UEFA pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për përjashtimin e Skënderbeut për një vit nga kompeticionet Europiane ka vendosur që kampionët e Shqipërisë të zëvendësohen nga Partizani.

Paneli i Emergjencave në UEFA është mbledhur duke vendosur që Skënderbeu të zëvendësohet në Champions League nga Partizani që përfundoi në vendin e dytë sezonin 2015-2016 në Kategorinë Superiore.

Kështu ndeshja e parë që Partizani zhvilloi me Slovan Bratislava do të cilësohet miqësore, ndërsa Bratislava do të kalojë në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Partizani në Champions League do të ketë përballë kundërshtarin që ishte përcaktuar nga goglat për Skënderbeun, hungarezët e Ferencváros, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në 12/13 dhe 19/20 korrik.

Partizani rikthehet në Champions League pas 23 vitesh orvatje, ndërsa do të përfitojë edhe 200 mije euro për këtë pjesëmarrje. 

Dënimi i Skënderbeut
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi sot apelimin e vendimit të UEFA nga Skënderbeu, që e përjashtonte nga gara Europiane duke lënë në fuqi vendimin, që Skënderbeu nuk do të lejohet të marrë pjesë në eliminatoret e Champions League për sezonin 2016-2017 për rolin në manipulimin e rezultateve të ndeshjeve edicionin e kaluar në Europë për shkak të akuzave dhe dyshimeve për manipulim të ndeshjes me Crusaders në turin e dytë kualifikues të Champions League për sezonin 2015-2016. 
 
Skënderbeu kërkonte që CAS të përmbyste vendimin e UEFA-s me qëllim që të merrte pjesë në Champions League, por paneli ka konfirmuar vendimin e dhënë nga UEFA më datë 1 qershor.

Pas Skënderbeut, Tirana është ekipi që humbi më shumë nga kaosi i krijuar në ditët e fundit, pasi nëse UEFA do të kishte marrë vendimin për të zëvendësuar Skënderbeun me Partizanin që në fillim para hedhjes së shortit, atëherë dhe bardheblutë mund të merrnin pjesë në Europa League.

Njoftimi i UEFA-s për Partizanin
Partizani

Vendimi i CAS për përjashtimin e Skënderbeut
 CAS
d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re