Partizani zyrtarizon boshnjakun
Gojkovic dhe Senad Hysenaj

Partizani zyrtarizon boshnjakun<br />Gojkovic dhe Senad Hysenaj<br>
Partizani ka zyrtarizuar dy emra të rinj për mbrojtjen e ekipit të Starovës. Renato Gojkovic është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Mbrojtësi boshnjak, vjen nga kampionatin kroat dhe firmosur një kontratë me kohëzgjatje 2 sezone e gjysmë me të kuqtë.

Pasi iu nënshtrua vizitave mjekësore, futbollisti 1.95 centimetra i gjatë do të vijojë stërvitjen me skuadrën, për të qenë gati ndoshta që në ndeshjen e radhës me Flamurtarin në Vlorë.

Po dje ekipi i Partizanit ka zyrtarizuar afrimin e 19-vjeçarit, Senad Hysenaj, i cili do të jetë pjesë e Partizanit gjatë ndeshjeve të ardhshme. Hysenaj luan në rolin e mbrojtësit në krahun e majtë, ndërsa klubi ka njoftuar kontratën 3-vjeçare të këtij lojtari me ekipin e Partizanit.

Ky afrim është bërë publik prej disa ditësh, por në ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi, për përfundimin e tratativave me shkodranin. Hysenaj ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, përpara se të vihej në urdhërat e Starovës.

Një korean nga Austria e Vjenës në provë
Veç zyrtarizimeve pranë Partizanit është edhe një futbollisti Korean. Lee Jin Hyun është një mesfushor 20-vjeçar, i cili më parë ka qenë pjesë e Austrisë së Vjenës. Në sezonin aktual ka luajtur 11 ndeshje, 9 nga të cilat titullar, madje ka shënuar edhe një gol.

Sipas drejtuesve të klubit të kuq lojtari korean ka nisur provën dhe pas ditësh do të jetë stafi teknik që do të vendosë nëse duhet mbajtur apo jo.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike