Partizani zyrtarizon nesër trajnerin e ri, Shehi për Report TV: Nuk jam unë

Partizani zyrtarizon nesër trajnerin e ri, Shehi për Report TV: Nuk jam unë

Orges Shehi

Orges Shehi flitej se do të ishte trajneri i ri i Partizanit, por i pyetur nga Report TV ai e mohoi këtë duke thënë "se s'do jetë ai trajneri i të kuqve".

Shehi u shkarkua pak kohë më parë nga Tirana, ndërsa aktualisht është pa ekip. Përveç Shehit emri më i përfolur për drejtimin e Partizanit është Tomislav Stipic. Ky do ishte një tjetër kroat pas Zoran Zekic, me të cilin Partizani nisi sezonin.

Partizani aktualisht drejtohet nga Arbër Abilaliaj, i cili njëkohësisht mban edhe postin e drejtorit sportiv. Me Abilaliajn si trajner Partizani ka patur një ecuri shumë pozitive pasi ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e fundit. Partizani udhëheq kampionatin me Egnatian, por rrogozhinasit kanë një ndeshje më shumë, ndërsa përballja direkte mes dy skuadrave, e ndërprerë për shkak të tragjedisë se DwMenas do të zhvillohet me 23 nëntor, nga minuta e 24 që deri në atë moment shënonte rezultatin 1-1.

Partizani ka njoftuar se nesër, të dielën në orën 13:00 do të prezantojë trajnerin e ri të ekipit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën