Partizanit i ikën kapiteni
Flamurtari prezanton Nexhipin

Partizanit i ikën kapiteni<br />Flamurtari prezanton Nexhipin
Nderim Nexhipi është prezantuar si futbollisti më i ri i Flamurtarit. Ish-kapiteni i Partizanit ka falënderuar drejtuesit vlonjatë për besimin që kanë ndaj tij, ndërsa nuk ka preferuar të komentojë debatin me trajnerin Starova, duke e quajtur të mbyllur kapitullin me të kuqtë dhe duke hapur një aventurë të re, atë me fanellën kuqezi, teksa ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me te drejtë rinovimi dhe për një vit.

nexhipi
 
Ai falënderoi edhe tifozët e Flamurtarit, të cilët e kanë përshëndetur sapo ka mbërritur në Vlorë, një suport që do të thotë se rritet akoma më shumë përgjegjësia. Gjithashtu Nexhipi u shpreh: ” Do të jap maksimumin tim për Flamurtarin, ashtu siç kam luajtur gjatë gjithë karrierës sime. Do të punoj shumë që ekipi të arrijë objektivat që ka vendosur në sezonin e ri. Kam ardhur në një klub që ka traditë dhe kjo më vë para përgjegjësisë, shpresoj të lë gjurmët e mia, duke fituar trofe me Flamurtarin”.

nexhipi


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil