Partizanit i rikthehet kapiteni Alban
Hoxha, ‘burgosen’ Sukaj dhe Bakaj

Partizanit i rikthehet kapiteni Alban<br />Hoxha, ‘burgosen’ Sukaj dhe Bakaj
Partizani do të vuajë mungesën e dy lojtarëve kryesorë si Sukaj dhe Kalari në ndeshjen përballë Vllaznisë në fundjavë. Skuadra vijon përgatitjet për trasfertën ndaj Vllaznisë që do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër.

Në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz grupi i lojtarëve nën drejtimin e trajnerit Agostinelli dhe stafit teknik kanë zhvilluar seancën e radhës me karakter tekniko-taktik. Me grupin janë rikthyer të përgatiten normalisht mesfushori Batha dhe mbrojtësi Krasniqi, ndërkohë që vijojnë të kryejnë stërvitje individuale dy mbrojtësit Kalari dhe Vidoviç.

Për përballjen ndaj Vllaznisë mungesë e sigurt rezulton ajo e sulmuesit Sukaj i cili ndaj Flamurtarit plotësoj numrin 3 të kartonëve të verdhë, ndërsa rikthehen pas skualifikimit kapiteni Hoxha dhe mesfushori Trashi.

Partizani
Ndërkohë që edhe Tirana, rivali i përjetshëm i të kuqve të Partizanit do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Bylisit. Elis Bakaj, golashënuesi më i mirë do të mungojë bashkë me mbrojtësin Dejan Karan.

Të dy futbollistët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do t’u duhet të qëndrojnë jashtë për shkak skualifikimi. Bakaj dhe Karan u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit në Laç dhe për këtë arsye do të mungojnë të shtunën ndaj Bylisit.

Kukësi
Pas gjendjes së fundit jo të mirë të krijuar nga rezultatet negative dhe për disa surpriza negative afrimi i Ekrem Spahisë si drejtor i përgjithshëm, tifozët e ekipit të Kukësit përmes një reagimi kanë bërë thirrje për mbështetje për ekipin në këtë moment të vështirë që po kalon.

“Safet Gjici një ditë do të ikë dhe Duro do të ikë po ashtu dhe Lika, por Kukësi prapë do jetë aty. Të gjithë ekipet kalojnë ditë jo të mira dhe pikërisht këto ditë i tregojnë tifozët e vërtetë. Prandaj duhet të mblidhemi sa më shpejt për të mbështetur ekipin”thuhet në faqen e tifozëve të ekipit verilindor.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës