Ish-kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili denoncon në faqen e tij në rrjetet sociale se një nga personat që shkroi parullën "Borchardt shame on you" (Borchardt turp për ju) poshtë banesës së tij, është thirrur në polici mbrëmjen e sotme.

Vasili thotë se ajo është studentja Ana Hazizaj, ndërsa policia i ka bërë presion. Sipas tij, studentja ka të drejtën e fjalës ka të drejtë të mendoje ndryshe ka të drejtë të protestojë. Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës disa të rinj bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar "Borchardt shame on you". Përveç shkrimit ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor "Borchardt shame on you" (shiko këtu).

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!
Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Hazizaj per ti bere presion.
Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit "Turp ti vije".
Ky eshte TURP i vertete.
Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente.
Ana Hazizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje.
TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare.
Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Hazizaj thirret ne mes te nates.
Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin.
Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.

Ana Azizaj