Pas 10 orësh, është mbyllur dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Kjo dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.
Pjesë nga debati:
Rama: 30.6 mln dhe 24.7 sipas aritmetikës sime bëjnë 55.3 mln që janë investimet nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit. Janë investime të atyre fabrikave atje dhe që i merr bashkia. Koncesioni i Tiranës është investim i privatit dhe paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në europë. Deri tani janë paguar 36.2 mln. Kalkulimi nuk është 100 mln por 86.9, totali i parave të shpenzuara për këto. ka patu shkelje a korrupsion, këto janë çështje të SPAK, kush i ka bërë të shkojë atje ku ka vendin, s'kam punë unë. Si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 247 për të vazhduar të bëjë këto pagesa që Tirana, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Kamza, Kruja e Vora të çojë plehra atje, ju e quani vjhedhje shekullit. Si mundet ju me çfarë logjike me çfarë teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mln dhe jua keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre nga kopshte e çerdhet në një kohë kur këto nuk janë para që nuk i janë marrë askujt dhe janë angazhim deri në 2047. Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri? Nga dalin 430 mln?
Tabaku: Ju po thoni që PD dhe unë qenkemi kaq të zotët, e paske super propagandë dhe i kemi mbush mendjen shqiptarëve. Sot nuk ka shqiptar që nuk e beson që veç të sotmes ke koncensionuar të ardhmen.
Rama: Koncensionimi i të ardhmes është temë tjetër.
Tabaku: Tre kontrata koncensionare i janë dhënë 3 personave në kërkim, para që po përdoren për të paguar veten. Unë ju pyeta për pronarët përfitues.
Rama: Ju shqiptarëve i keni thënë organizata kriminale ka grabitur 430 mln. Po dherat 45 mln, më dhe fjalën. Ju jeni një turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
23 Nëntor, 07:32
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58