Pas 11 orë debati në Këshill
PD rrëzon në parim paketën PS

Pas 11 orë debati në Këshill<br />PD rrëzon në parim paketën PS
TIRANE - Ka përfunduar seanca dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit, e nisur 11 orë më parë, në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Janë rrëzuar në parim të gjitha propozimet e Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë. Nga ana e mazhorancës është refuzuar e gjithë paketa përfshirë edhe kërkesat për imunitetin.

Në seancën e sotme morëm pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, konstitucionalistë dhe njerëz që kanë drejtuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vite. Të gjithë kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me propozimet e Partisë Socialiste për të prekur Kushtetutën.

Menjëherë pas dëgjimit të grupeve të interesit, relatorja e Partisë Demokratike, Paulina Hoti tha se PS-ja duhet t’i tërheqë mendimet sepse shkelin Kushtetutën. I të njëjtit mendim ishte edhe Ilir Rusmajli, kryetari i Komisionit të Ligjeve. Ndërsa nga ana tjetër, kryeparlamentarja Topalli tha se Partia Socialiste duhet t’i tërheq kërkesat e saj për të ndërhyrë në Kushtetutë, ose -vijoi ajo, -ta harroni statusin.

Ndërkaq, relatori i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se përderisa asnjë nga dëgjuesit nuk tha që të hidhen poshtë kërkesat e PS, atëherë kërkesa e mazhorancën për të rrëzuar propozimet nuk do të pranohet.

Majko ka kërkuar kohë për të krijuar një relacion më bindës e të plotë sepse sipas tij ai që lexoi Paulina Hoti ishte draft i shkruajtur nga dikush tjetër dhe jo ajo.

“Paulina Hoti ofenduar juristët, pedagogët, konstitucionalistët sepse nuk i ka dëgjuar ata dhe nuk e ka marrë në shqyrtim mendimin e tyre, por thjesht ka lexuar mekanikisht çfarë i kanë dhënë të programuar”, është shprehur relatori i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Së fundmi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se për të ardhmen e paketës së Parisë Socialiste, do të vendoset në Parlament në seancë plenare.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë