Kristi Maze, vogëlushi 10-vjeçar humb betejën me sëmundjen e rëndë të trompozës në mëlçi. Pas 12 orësh operacion në Bergamo të Italisë, Kristi nuk ka mundur të mbijetojë.
10-vjeçari i sëmurë u nis privatisht drejt Italisë për kurim, pas sigurimit të shumës së garancisë falë kontributit të qindra qytetarëve, pas një fushate të gjatë bërë nga mediat.
Një tjetër shqiptare i doli krah prindërve të Kristit, Valentina Agalliu, e cila i ofroi atyre strehim.
Shumë qytetarë ju përgjigjën apelit të prindërve të vogëlushit, ndërsa pasi u arrit të mblidhej shuma e nevojshme për operacionin, si një mundësi shpëtimi për Kristi Mazen, qeveria shqiptare doli me një vendim për mbulimin e shpenzimeve.
Vendimi erdhi, pasi familja Maze i kishte mbledhur paratë dhe financimet nga qytetarët në shumën e 165 mijë euro. Sipas vendimit të qeverisë qe u publikua ne fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali.
/Shqiptarja.com