Pas 15 ditesh mbërrin në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindizi.

Drejtori i portit, Admir Malaj, u shpreh për Report Tv se mungesa e tragetit ka penalizuar punën në biznese, doganë dhe pasagjerët.

Sipas Malajt, ndaj operatorit janë marrë masa administrative në bazë të kontratës me të. 

Malaj tha se po mendohet futja e një trageti tjetër, pasi fluksi i turistëve e bën të domosdoshme, ndërsa kanë nisur punimet për ndërtimin e terminalit të portit e cila do të jetë më e madhe se ai ekzistues. 

Ky investim i portit kap shifrën e 2.5 milarde lekeve të vjetra.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com