Pas 15 vitesh jashtë nga shtëpia, familja Çoku prej 10 anëtarësh në gjendje të rënduar: Lekët për bukë me shitjen e qirinjve në kishë

Gati 1 vit kur 2-vjeçari u përpi nga flakët e zjarrit,  në familjen Çoku në Sanxhak të Kurbinit jeta është dramë. Gjurmët e zjarrit mbetet ende te freskëta, kurse 10 pjesëtaret e kësaj familje, 8 prej të cilëve të mitur, jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe pa asnjë mbështetje.

Kryefamiljari detyrohet të mbledhë materiale të riciklueshme për të siguruar sadopak të ardhura, ndërsa të zonjës së shtëpisë i duhet që të kujdeset për 8 fëmijët.

“Premtime më kanë dhënë boll, por asnjë lloj ndihmë për momentin nuk më është dhënë. Më duket se nuk ju ka rënë mendja a jam gjallë a nuk jam. Vuajtje. Tu mbledh kanoçe, duke shit një paketë me përballu jetën. Asnjë lloj punë. Kur del ndojë punë. Nuk ka përditë. Bashkia e Laçit ka bërë, por se çfarë bën nuk e di. Nuk ka ka dhënë asgjë. Puna e shtëpisë,” tha kryefamiljari Haki Çoku.

“Nuk është se nuk dua të punoj, por nuk dal prej fëmijëve. Shumë probleme”, tregoi kryefamiljarja.

Sikur të mos mjaftonte kaq, në fund të vitit familja duhet ta liroj shtëpinë pasi nuk pagujanë dot qiranë e cila iu është rritur. Kryefamiljari apelon për ndihmë ti sigurohet një vendstrehim.

“Për vit të ri duhet të dal nga këtu. Kërkon 100 mijë lekë. Ku ti marr unë 100 mijë lekë. E kam pas 30 mijë lekë, ma ka bërë tani 100 mijë lekë. Unë 100 mijë lekë marr përkrahje. Ku ta çoj më përpara. Tek thesi i millit, tek qiraja apo tek uji e dritat. Ma ka bërë problem pse nxjerr kalamajtë duke shit.. Ku do shkoj unë. Do vendos një plasmas. Dua vetëm një ndihmë. A ka ndihmë për njerëz hallexhinj? A ka punë për njerëz të pa punë? Kanë shit fëmijët qirinj tek kisha dhe kam pavuajtur dritat e ujin. Por kam prapë,” tha kryefamiljari Haki Çoku.

Familja Çoku nga Dibra para disa vitesh u vendos në Sanxhak të Kurbinit për një jetë më të mirë.  Por gjithcka morën është kjo skenë tragjike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 25/12/2020 14:14

    Ky ashte kapitalizmi i eger.

    Përgjigju
  • Eri: 25/12/2020 09:07

    Bashkia e ka detyrim ta ndihmoje kete familje.Nuk ka te drejte askush te ngreje qerane 300% dhe kur ka femije te mitur nuk ka te drejte ta nxjerre jashte.Bashkia duhet ta kete per nder ta ndihmoje familjen dhe te krenohet me ate familje me 8 femije duke pare qe ne vendin tone nuk po lindin femije dhe popullsia po plaket.

    Përgjigju
  • Fëmija: 25/12/2020 04:15

    Kryeministri ska koh të merret me ju sepse është i zën me turkun e serbin, 8 fëmijë shteti duhej të mburrej me ju në këtë koh o vlla!

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2020 00:25

    C'tu desh qe bere 10 femije?! Nje femije dhe kushton me shume se te mirembash nje makine,jo me 10!!S.d.q.fillo nga cigarja qe po pi.Cigaret kushtojne dhe jane te demshme per shendetin.Ato para qe harxhon per cigaret, me mire kursei per femijet.

    Përgjigju
    • Beni: 25/12/2020 07:57

      Te cigarja ke te drejte,po te krahasosh makinen me femijet ,nuk e di

  • Emigranti: 24/12/2020 23:51

    Shkruaj adresen qe te te dergoj nje kuti me prezervative qe te festosh dhe te mos i besh 9 kalamajte.......

    Përgjigju
  • Erikena: 24/12/2020 23:43

    Kur jeni në gjendje të vështirë ekonomike pse sillni në jetë fëmijë? Për t'i bërë fatkeq? Nuk mund të jetohet gjithë jetën me hua dilni punoni si gjithë ne të tjerët.

    Përgjigju
  • Jehona: 24/12/2020 23:20

    Po Ku janë Kapitalistët e këtij vendi,me i bo një Banesë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?