Kryeministrja finlandeze Sanna Marin dhe bashkëshorti i saj, Markus Räikkönen, do të divorcohen pas 19 vitesh së bashku. Këtë e njoftoi vetë Marin në Instagram të mërkurën.
“Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë”, shkroi Marin në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Marin dhe Raikkonen, të dy në moshën 37-vjeçare, janë prindër të një vajze 5 vjeçe, Emma Amalia Marin. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020.
Sanna Marin humbi zgjedhjet muajin e kaluar dhe do të lërë postin e kryeministrit të Finlandës, të cilën e futi në NATO gjatë mandatit të saj.
37-vjeçarja u përfshi në një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar. Në gusht, Sanna Marin u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Ajo tha se ata ishin vetëm miq të mirë. Megjithatë, është e paqartë nëse ky detaj ka ndikuar në marrëdhënien e saj në çift.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77%
-
Jo
18%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1243
Lajme të tjera
-
Grupi terrorist planifikoi vrasjen e Sanna Marin, Policia jep detaje: Të dyshuarit përdorën armë 3D
14 Shtator, 16:07
-
I tha ‘lamtumirë’ politikës, ish-kryeministrja e Finlandës tani ‘shfrenohet’ nëpër koncerte
18 Gusht, 11:21
-
Rusia thotë se do të përgjigjet ndaj 'kërcënimeve' të anëtarëve të NATO-s
9 Gusht, 16:05
-
VIDEO/ Iu afrua vajzës së vogël për ta puthur por e tremb, bëhet virale videoja e Biden
15 Korrik, 14:02
-
Në 12 qershor nisin bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Stoltenberg: Marrëveshja u dakordësua me Erdoganin
4 Qershor, 17:13
-
Publikohen fotot që dyshohet se “sollën” ndarjen nga bashkëshorti të kryeministres finlandeze
13 Maj, 13:07
-
Finlanda përforcon mbrojtjen e kufirit me Rusinë
26 Prill, 08:10
-
Ish-komandanti i Forcave finlandeze të Mbrojtjes: Me ose pa NATO, Finlanda duhet ta mbrojë territorin e saj
17 Prill, 19:25
-
Dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë
15 Prill, 21:17
-
Pas anëtarësimit në NATO, Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufirin me Rusinë
14 Prill, 19:38
-
Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë?
8 Prill, 14:50
-
Zyartisht anëtar flamuri i Finlandës valëvitet në zyrat qendrore të NATO-s dhe flamujt e aleancës në Helsinki! Xhaçka: Jemi më të sigurt
4 Prill, 14:59