Pas 2 javësh hetime në Wuhan nga ekipi i OBSH-së, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike

Pas 2 javësh hetime në Wuhan nga ekipi i OBSH-së, eksperti: COVID-19 nuk ka origjinë laboratorike

Simbol i OBSH-së

Ekipi i hetuesve të OBSH-së, rreth 2 javë më parë ka mbërritur në Wuhan, qytetin e Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavisuri, për të zbuluar origjinën e tij.

Një prej ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se sipas studimeve të bëra gjatë kësaj kohe, COVID-19 nuk ka rrjedhur nga laboratori biologjik i Wuhanit.

Sipas tij koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës, te njeriu siç edhe është diskutuar më parë.

OBSH-ja rreth një viti pas konfirmimit të rastit të parë me COVID-19 në qytetin e Wuhanit, vendosi të bëjë udhëtimin drejt këtij qyteti të Kinës me qëllim zbulimin dhe hulumtimin e origjinës së virusit.

Kjo erdhi dhe si pasojë e akuzave të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump se koronavirusi është i krijuar në mënyrë laboratorike.

Në Kinë aktualisht numri i infektimeve ka shkuar 89,720, ndërkohë ai i viktimave është 4,636 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga autoritetet përkatëse, megjithatë Kina është akuzuar shpesh për fshehje të rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së