Pas 20 vitesh, bëhet i gjallë djali i Sllobodan Millosheviç-it, zbulon bustin e babait në Moskë (VIDEO)

Pas 20 vitesh, bëhet i gjallë djali i Sllobodan Millosheviç-it, zbulon bustin e babait në Moskë (VIDEO)

Marko Millosheviç

Marko Millosheviç, djali i ish-presidentit famëkeq të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, është shfaqur për herë të parë në publik pas 20 vitesh.

Millosheviçi u filmua në Moskë në zbulimin e një monumenti të babait të tij, në shoqërinë e Aleksandër Zaldastanov i njohur si ‘Kirurgu’, një bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe lideri i grupit të njohur si “Ujqërit e natës”.

Në videon, e cila zgjat pak më pak se 50 sekonda, Zaldastanov njofton Millosheviçin, i cili më pas i drejtohet turmës duke përsëritur fjalët e babait të tij të shkruara në monument, raporton Blic.rs

“Siç është shkruar këtu, ne ishim, për fat të keq, një provë e asaj që ndodhi me Rusinë dhe asaj që po ndodh tani në Ukrainë. Luftërat jugosllave janë të njëjta. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Për gabimet tona dhe për fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë! Fitore”,  tha Marko Millosheviç teksa qëndronte para flamurit serb.

Shumë nga njerëzit e pranishëm as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviçit.

Ai nuk është shfaqur në publik që kur, pas rënies së regjimit të babait të tij më 5 tetor, ai u arratis në Rusi pasi u padit me dyshimin për përfshirje në krimin e organizuar. Më 7 tetor ai u largua nga Serbia dhe shkoi në Moskë nëpërmjet Pekinit, ku iu dha azil politik.

Që atëherë, për të ka pasur vetëm informacione të pakta, ndërsa përflitej se ai drejtonte një biznes fitimprurës në kryeqytetin rus dhe se ishte rimartuar. Për të ka një urdhër-arresti nga Interpoli në Serbi, sipas të cilat ai duhet të arrestohet nëse do të shihet ndonjëherë në vend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/06/2023 08:47

    Shumë qenkeni merzitur, ju kuptoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS