Pas 20 vitesh harresë ‘Informal mind’
shkund pluhurin tek ish-Metalurgjiku

Pas 20 vitesh harresë ‘Informal mind’<br />shkund pluhurin tek ish-Metalurgjiku
ELBASAN- Pas 20-vjetësh harresë, janë artistët ata që shkundën pluhurin në ish-Kombinatin Metalurgjik të qytetit të Elbasanit. Mbi gërmadhat e tij ka marrë jetë projekti i madh artistik “Informal mind”. Ky projekt i artit bashkëkohor mbledh për herë të parë në një event të tillë emra të njohur artistësh shqiptarë dhe të huaj, ku një pjesë e artistëve shqiptarë janë të famshëm në shtete të tjera me aktivitetin e tyre artistik.

Metalurgjik elbasan

Një ndër organizatorët e këtij aktiviteti artistik, aktorja Ema Andrea u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti në këto ambiente ishte jashtëzakonisht i vështirë, por qëllimi u arrit. Sipas saj të gjithë pjesët janë të lidhura me këtë ambient.
 
Metalurgjik elbasan

“U zgjodh ky vend pasi përkon shumë edhe me idenë tonë, në mënyrën se si ne duhet të bëjmë art, art që ti flasë të gjithëve. Në fakt të vetëzhvillosh këtu një eveniment është shumë e vështirë dhe e jashtëzakonshme, vendosem dhe e bëmë deri në fund këtë eveniment me shumë sukses dhe në vendin tonë duhet një art që të flasë që të jetë i hapur, dhe të bashkëpunojmë me problemet sociale ose me jo problemet sociale që të jetë i lidhur. Ka pasur artist ballkanik të cilët kanë sjellë veprat e tyre të vlerësuara dhe të rivlerësuara këtu, në këtë eveniment, ka pasur artist që kanë ardhur nga Kosova dhe kanë pasur po të njëjtin dimension në veprat e tyre. Në përgjithësi puna e artistëve ka qenë një punë procesuale, ku kjo nuk është një ekspozitë ku njerëzit sjellin veprat e tyre dhe kanë qenë indiferent, artistet kanë zhvilluar një proces i cili ndryshoj deri në ditën e fundit, në raport të fortë më hapësirën dhe me publikun”, tha Ema Andrea.

Metalurgjik elbasan 

Autorët kanë zgjedhur hapësirat e tyre duke krijuar art edhe me elementë të vetë ish-Metalurgjikut. Kuratori i artit dhe organizatori i këtij evenimenti Klod Dedja, u shpreh se ish-Metalurgjiku është një hapësirë që duhet ruajtur, pasi skena të tilla shfaqen vetëm në filmat e Hollivudit dhe kjo ngjarje e artit bashkëkohor bën të mundur nxjerrjen në pah të thesareve që ka ky vend.
 
Metalurgjik elbasan

“Erdha të vizitoja ish-Metalurgjikun e Elbasanit ka qenë vërtet një rastësi dhe unë zbulova këtë qytet tërësisht të braktisur, të harruar me shumë dinjitet gjeta një mendim që më lindi direkt sapo e pashë mendova se këtu duhet bërë diçka sa më shpejt të jetë e mundur. Normalisht m’u deshten 3 vite sa të përforcoja idenë time për të kuruar këtë vend që quhet "Informal Mind" në shqip "Mendje jo formale" dhe projekti konsistoi pastaj në ftesën e 22 artistëve ndërkombëtarë. Është e rëndësishme të kuptojmë që arti bashkëkohor nuk është art alienesh, por është një art që lind nga realiteti dhe është shumë sensibel ndaj problematikave shoqërore. Në fakt ish-Metalurgjiku prezanton është ndërtesa më e madhe mendoj në Europë që në 2014, shumë afër Europës të ketë mundësi të ekzistojë një hapësirë e tillë, ngjan si qytet i humbur që mund ta shohësh vetëm në filmat e Hollywood-it të bëra me ndërhyrje kompjuterike”, tha Klod Dedja, Kurator i Eventit.
 
Metalurgjik elbasan

Libri do të ishte pjesë e këtij eventi në një work shop të shkrimtares Flutura Açka. Ajo i ka kushtuar disa kapituj në librin “Kukullat nuk kanë Atdhe”, ish-Kombinatit Metalurgjik dhe mendon se kjo hapësirë duhet të ruhet e të vihet në shërbim të rinisë dhe të aktiviteteve të tilla.
 
Spektatorët ishin të përzgjedhur dhe përcjellin përshtypjet e tyre për këtë ngjarje artistike të vendosur në ish-Kombinatin Metalurgjik.

Metalurgjik elbasan

E spostuar në gërmadhat e ish-Metalurgjikut me gjetje artistike të artistëve të njohur ky eveniment i artit inovativ zgjoi interesin për këtë qytet industrial të vdekur që pret të zbulohet edhe nëpërmjet artit bashkëkohor. Eventi do të mbahet deri më 15 tetor 2014.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato