Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë. Vendimin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka theksuar se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal.
Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak "nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar".
Navalny, 44-vjeçar tha se do të duhen 24 ditë për t'u kthyer gradualisht në një rutinë normale të ngrënies, pasi e filloi grevën e urisë më 31 mars duke kërkuar trajtim shëndetësor nga mjekët jashtë burgut.
Vendimi për të ndërprerë grevën e urisë vjen dy ditë pasi mijëra rusë anembanë Rusisë iu bashkuan protestave duke kërkuar që Navalny të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Më shumë se 1.700 persona u arrestuan gjatë protestave. Organizata Amnesty International ka thënë se kjo paraqet "goditje tronditëse të lirive themelore". Policia arrestoi të paktën 10 gazetarë në lidhje me mbulimin e protestave, sipas vëzhguesve të lirisë së medias.
Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik - Noviçok - ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Kremlini ka mohuar çdo rol në helmim.
Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që ndërsa ishte në Gjermani, Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një lëndë e vjetër gjyqësore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë
31 Mars, 08:26
-
Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku, strategjia që po përdor Moska për të avancuar në Ukrainë
31 Mars, 07:31
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
30 Mars, 16:04
-
Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE
30 Mars, 15:24
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
30 Mars, 09:04
-
Shpërthen limuzina e flotës së Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus (VIDEO)
30 Mars, 08:40
-
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Presim reagim të fortë nga Perëndimi, Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës
29 Mars, 22:45
-
Marrëveshja me SHBA-të për mineralet e rralla, Zelensky merr një version të ri: Është krejtësisht ndryshe nga ajo që diskutuam
28 Mars, 20:44