Pas 3 ditëve në qeli, “Të ka
lali shpirt” lihet në liri

Pas 3 ditëve në qeli, “Të ka<br />lali shpirt” lihet në liri
ELBASAN- Pas tre ditësh që ka qëndruar në ambientet e paraburgimit, Pëllumb Elmazi, i njohur me emrin “Mandi i Nishtullës” është liruar nga gjykata me masën “detyrim paraqitje”.
 
Këngëtari i muzikës tallava, që ka thyer rekord klikimesh në “You Tube” me këngën “Të ka lali shpirt”, është arrestuar nga Policia e Elbasanit për drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe kundërshtim të efektivëve të policisë.
 
Lidhur me këtë arrestim, bëhet me dije se, “këngëtari i tallavasë” Mandi i Nish Tullës, e ngiste makinën me muzike të lartë dhe në mënyrë të shkujdesur. Patrulla e policisë e cila shërben pranë lagjes “Vullnetari”, i ka kërkuar dokumentat e makinës dhe lejen e drejtimit Mandit dhe ky ka qenë shkaku i një debati verbal me policinë.
 
Sipas burimeve pranë Komisariatit në Elbasan, Mandi ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të cilët nuk kanë bërë rezistencë në momentin e ndalimit.
 
Efektivët e policisë i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit por, ka qenë e pamundur, sepse Mandi i ka kërcënuar policët duke i fyrë dhe duke j’u thënë se, “do të më njihni mirë se kush jam unë”.
 
Ndërkaq, situata është keqësuar më tej duke bërë që dy efektivët e patrullimit të kërkonin përforcime nga grupi i gatshëm duke e arrestuar në flagrance të fortin, “Mandela”. Sipas burimeve të policisë Elbasan, makina luksoze AUDI A6 me targë AA 049 AG, ka rezultuar se nuk ka qenë në pronësi të këngëtarit 23-vjeçar dhe për më tepër Mandi nuk ka pasur patentë me vete duke ja vështirësuar punën vetës së tij.
 
KËNGËTARI
Mandi i Nishtullës është me origjinë nga qyteti i Elbasanit, ka lindur në lagjen “Qemal Stafa” ose e njohur ndryshe si lagjia “Tabakane”. Mandi i Nish Tullës ka një lokal luksoz me qera pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku çdo natë performon vetë ose fton këngëtarë të ndryshëm për party ose festa në fundjavë. Lajmi i arrestimit të Mandit të Nish Tullës, mori një jehonë të madhe sepse deri më sot, këngëtari nuk ishte shquar kurrë për sjellje argresive ndaj forcave të policisë.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar