Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar prej vitesh nga banorët e zonës.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet dhe është takuar me banorët e fshatit.
"Është një nga pikat më të bukura, është një fshat i harruar por shumë i bukur. Kemi ardhur me investimin e asfaltit po lidhim shkollën me xhaminë. Kjo zonë është brenda Paketës së Maleve dhe do të zhvillohet" tha Beci
Investimi vjen në kuadër të paketës së ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore që Bashkia Shkodër po zbaton në njësitë administrative.
Banorët e Domnit thonë se kanë pritur prej rreth 30 vitesh asfaltimin e këtij segmenti rrugor. Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka ndikuar ndër vite edhe në largimin e banorëve dhe braktisjen e fshatit, ndërsa rruga e re shihet si një mundësi për t’i rikthyer zhvillimin zonës.
"Kjo është një diçka e mirë se bën që njerëzit të kthehen e të investojnë këtu" tha njëri prej tyre.
Domni njihet për pozicionin dhe panoramën e veçantë që ofron mbi Shkodër, duke u cilësuar edhe si “ballkoni panoramik i Shkodrës”. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, e cila është përfshirë edhe në Paketën e Maleve.










Komente
Komento