Do mbyllen 10 burgje pa standarde, Manja: Do të ndërtojmë 5 të tjera! I Burrelit dhe Tepelenës do të kthehen në muze

Nga 20 burgje që janë në vendin tonë, 10 prej tyre nuk plotësojnë kushtet më minimale për të mbajtur të dënuar dhe të paraburgosur. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se, këto vende të vuajtjes së dënimit, të cilët janë të trashëguar nga komunizmi do të mbyllen në vijim. Por, 2 prej tyre, i Burrelit dhe i Tepelenës pritet të kthehen në muze, për shkak të historisë së tyre tragjike të para viteve ’90. Deklaratat u bënë në ceremoninë e prezantimit të flotës së re te automjeteve të burgjeve.

"Vitin e fundit realizuam me sukses një proces tërësor optimizim të infrastrukturës sonë fizike duke mbyllur 4 burgje. Në kuadër të këtyre planeve për riorganizim, do të mbyllim 10 burgje. Disa prej tyre, si burgu i Burrelit dhe i Tepelenës, do të vlerësohen për t’u shndërruar në vende memorie" tha Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.

Planet për vitet 2024-2030 janë për ndërtimin e 5 burgjeve të tjerë, të cilët mendohet se do të kenë një kapacitet prej rreth 2520 vendesh.

"Në masterplanin tonë 2023-2030 kemi vendosur objektiva të qartë për ndërtimin e institucioneve të reja, me kapacitet shumë më të madh se ato ekzistuese, duke reduktuar kështu ndjeshëm kostot dhe duke përmirësuar kushtet e vuajtjes së dënimit për personat e dënuar, ku vëmendje e posaçme do t’i dedikohet institucionit të grave" u shpreh Manja.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith, i pranishëm në ceremoni, bëri me dije se 2 vitet e ardhshme do të vijnë në Shqipëri për të kryer dënimin nga vendi i tij rreth 200 shqiptarë të dënuar atje.

200 të burgosur të kthehen në 2 vitet e ardhshme për të përfunduar dënimin pranë familjes në Shqipëri. Policia dhe forcat kufitare po kryejnë operacione të përbashkëta dhe së bashku po ndalim bandat e organizuara kriminale dhe trafikantët që lehtësojnë këtë udhëtim të rrezikshëm' bëri të ditur ambasadori.

Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i shtohen në total 95 mjete, mes të cilave për transport të punonjësve, të të dënuarve, autoambulanca e më gjerë. 39 prej tyre janë nga buxheti i Shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët. Në këtë donacion, 37 minibus janë dhuruar nga Britania e Madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Marrëveshja për kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe, ja flota me minibusë e mjete që i dhurohen Shqipërisë

37 mikrobusë dhe makina elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria e Britanisë së Madhe me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Makinat janë prezantuar ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King Smith.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells të dërgohen në Shqipëri për pjesën tjetër të dënimit. 

Marrëveshja pritej t'i kushtonte Ministrisë së Drejtësisë në Britaninë e Madhe rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 24/11/2023 21:25

    E ktheve Burrelin ne nje fshat te vobekte o ulsi Gjykaten ja hoqe Spitalin e çove ne peshkopi Tani mbyll dhe burgun ,ska ngele gja tjeter vetem me thane te na rroje partia turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin