Pas disa orësh kërkime gjatë të cilave janë nxjerrë deri më tani 62 viktima, më në fund ka dalë i gjallë nga rrënojat një 70 vjeçar.
70 vjeçari Ahmet Citim është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Izmir, pas mesnate dhe është dërguar menjëherë në urgjencë.
“Unë kurrë nuk e humba shpresën”, kështu ka thënë i moshuari pasi është nxjerrë nga rrënojat. Kjo deklaratë e tij është publikuar nga Ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca.
Nga tërmeti i fortë që goditi të premten Turqinë janë lënduar mbi 900 persona kurse 62 të tjerë kanë vdekur. Ndërkohë kërkimet vijojnë ende.
Pamje gjate operacionit te shpetimit ne Turqi
Lajmi kryesor:
Tërmeti 6.6 ballë në Turqi/ 69 viktima, mes tyre 3 shqiptarë nga Kosova! Mbi 900 të plagosur! Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
