Pas 'furtunës', Drejtoria e Hetimit
Tatimor me drejtor të ri/Emri

Pas 'furtunës', Drejtoria e Hetimit<br />Tatimor me drejtor të ri/Emri<br>
Drejtoria e Hetimeve Tatimore, pas disa dorëheqjeve të shumta të drejtuesve arritën t’i ngarkonin këtë detyrë Enertil Canaj, i cili nuk vjen nga strukturat e policisë. Canaj më parë ka qenë pjesë e aksioneve të hetimit tatimor, në rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimor, në luftën ndaj informalitetit.

Pas "furtunës" së dorëheqjeve në radhët e drejtuesve të Hetimit Tatimor, të paralajmëruara nga Kryeministri i vendit, pesha e reformimit te kësaj strukture iu ngarkua Shefit të Hetimit, Enertil Canaj.

Enertil Canaj ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk vjen nga strukturat e Policisë.

Ai ka studiuar Ekonomi dhe Financë. Siç mësohet nga burime brenda administratës tatimore, Canaj ka filluar punë pranë Sektorit të Hetimit Tatimor ne DRT Tiranë si Inspektor në vitin 2014.

Ne vitin 2015 kaloi Inspektor i parë në Sektorin e Hetimit Tatimor në DPT dhe në 2016 emërohet Përgjegjës i Sektorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Duket se zotimi dhe serioziteti i treguar prej tij deri në këtë fazë është një nga shenjat e para pozitive që forcon besimin e tatimpaguesve tek administrata tatimore dhe pse jo le te jete fillimi i ndryshimit te historisë së këtij institucioni.

Luftë pa kompromis, dhe angazhim total në reformimin e këtij sistemi në zbatim edhe të prioriteteve të Ministrisë së Financave, është prioriteti kryesor i kësaj drejtorie tashmë me një drejtues të ri, dhe me vizion në radhët e Hetimit Tatimor në Republikën e Shqipërisë

Ashtu si Rama ka deklaruar, luftë pa kompromis për “parazitët e grabitqarët”, duket se dhe qasja ka filluar të aplikohet në radhët e hetimorëve, ku po fillon të ndjehet tensioni i reformës.

Canaj, ka qenë pjesë e aksioneve te hetimit tatimore, ne rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimore, në luftën ndaj informalitetit në të gjithë bregdetin e vendit, aksione të cilët ulën informalitetin dhe vendosen rregull ne bizneset gjate sezonit turistik.

Tashmë me një eksperiencë dhe vizion për të ardhmen, Canaj pritet të sjellë edhe ndryshimin e këtij sektori në zbatim të reformës kombëtare të iniciuar edhe nga Kryeministri Rama

Canaj është emëruar zyrtarisht, në datën 16 Janar, me vendim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir

Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir