Komisioni hetimor për shëndetësinë 2 orë 'zhurmë për asgjë'! Deputeti: S’jemi ‘Vokshi fan club’! Plani i PS: Të hetohen edhe ministrat e Berishës

TIRANË-  Nuk ka paqe në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në shëndetësi. Edhe pse u rikthyen sot (23 prill)  pas 4 mbledhjesh radhazi të dështuara, 140 minuta mbledhje nuk mjaftuan për të ulur gjakrat mes opozitës dhe mazhorancës. Albana Vokshi e Plarent Ndreca nuk i kishin harruar akuzat ndaj njëri tjetrit

Albana Vokshi: Po zvarrit punën

Plarent Ndreca: Nuk je në mbledhje partie

Tonet e larta mes kryetares Vokshi dhe zv. kryetarit Ndreca patën hera herës thyerje me batutat e kolegëve më konstruktivë që tentuan të marrin rolin e pajtuesit të gjakrave.

Ilir Metaj Nuk jemi në Albana Vokshi fan club

Saimir Korreshi Ku do ta montojmë në dhomën e rrëfimit?

E vetmja gjë për të cilën u ra dakord ishte të shtyhen sërish pikat e rendit të ditës.  Njëra me kërkesë të opozitës e tjera me kërkesë të maxhorancës, plani I hetimit që do të integrojë të dy draftet e palëve dhe kërkesat për informacion do të votohen të enjten e 25 prillit,  në orën 11:00.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa në draftin e siguruar nga Report Tv, dhe Shqiptarja.com të depozituar këtë të martë në Kuvend nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm tw tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

Report tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar edhe planin hetimor të Partisë Socialiste për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga opozita.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

7 hapat e Planit të Hetimit të hartuar nga mazhoranca
Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimi
Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor
Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet
Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë. Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

 

Plani hetimor i PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

1713873500_WhatsAppImage20240423at13.52.232.jpeg

Report tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar planin hetimor të Partisë Socialiste për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më hertë nga opozita. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006.

Pjesë nga plani hetimor i PS

Seanca dëgjimi me të gjithë Ministrat e Shëndetësisë që nga 1 dhjetor 2006 e deri më sot.

Seanca dëgjimi me të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009 (kontrata është lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.

Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.

Mentor Petrela

Etmond Celiku

Arben Beqiri

Nikollaq Kacani

Mustafa Xhani

Arvin Dibra

Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter gjinekolog)

Arben Zeneli ish drejtues i Trauma

Bruna Mersini drejtore e SR Vlore

Senad Halluni drejtor i SR Shkoder

Alban Ylli (Check – up)

Artan Goda (Check – up)

Mihal Tase (Check – up)

Agron Ylli (Check – up)

Myftar Barbullushi (Check – up)

Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashte Tirane

Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes

Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve

Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të koncesioneve

Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe monitorimin e kontratave koncesionare.

Irena Beqiri ish zv.Ministre e Financave.

Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave

Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale.

Gentian Opre Drejtor i Buxhetit.

Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare

Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.

Albana Adhami ish Drejtore e FSDKSH

Spartak Zekja Drejtor i FSDKSH

Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve objekt hetimi.

Nerenxa Llapashtica audituese e KLSH

Alketa Kalleshi audituese e KLSH

Blerim Shkurti auditues i KLSH

Erion Gjini auditues i KLSH

Anxhela Nesturi audituese e KLSH

Eduart Stefani auditues i KLSH

Klarenc Xhaferraj auditues i KLSH

Irma Idrizaj auditues i KLSH

Fatmir Zilja auditues i KLSH

Melina Kabo audituese e KLSH

Semiram Jakupi auditues i KLSH

Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.

Admir Dacin administrator i Sani Servis

Altin Fani administrator i PPP Life Logistic

Artan Kalleshi drejtor teknik në Sani Servis

Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja pergjegjes i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne ISHP ne vitet 2012 – 2013

Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anetare te grupit te punes qe ka hartuar Check Up.

 

Ora 13:44
‘S’kemi ardhur për t’u tallur!’, Vokshi kërkon të miratohen kërkesat për informacion, PS: Duhet t’i lexojmë! Metaj: S'jemi në 'Albana Vokshi Fun Club'

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësisë Albana Vokshi tha kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohen kërkesat për informacion.

‘Që në mbledhje kemi pasur gati kërkesat për informacion. Pikën e dytë të kalojmë kërkesat për informacion të cilat janë shqyrtuar edhe nga të 4 ekspertët. Pastaj kalojmë tek pika 3.’- Vokshi.

PS nga ana tjetër kërkoi kohë që ti lexojnë kërkesat për informacion në mënyrë që t’i miratojnë.

‘Kërkesat për informacion ne nuk i kemi. Do t’ju lutesha që kërkesat të depozitohen para. Nëse si keni ekspertët janë ul ekspertët kanë punuar dy ditë me radhë. Të njihet çdo anëtar në lidhje me kërkesat për informacion, të depozitohen në sekretari, që të njihen të gjithë anëtarët.’- thotë PS.

Vokshi: O i kaloni tek ekspertë o i kaloni këtu. S’kemi ardhur për tu tallur bëhuni serioz. Kërkesat për informacion ju janë dërguar. Po dëshmoni që doni ta bojkotoni këtë komision!
 

Deputeti Ilir Metaj, i është përgjigjur me ironi kryetares Albana Vokshi.

"Këtu jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë, nuk jemi në “ Albana Vokshi Fun Club”. Të paktën ne nga ana këtej e tavolinës nuk e pranojmë rolin e qënies thjesht statistikë në skenarin e parashkruajtur nga ju. Edhe Hegeli do duartrokiste dhuntinë tuaj për të bashkuar Tezën me Antitezën e rregullores për të prodhuar Sintezën e rregullores me vetëm sugjestionet që ju pëlqejnë juve. Sigurisht që ju do donot që koha e punës së komisionit të mos mbushej me opinionet tona, po vetëm me zhurmën e artikuluar të zërit tuaj, po nuk funksionon kështu. Harroje!” tha Ilir Metaj. 

Ora 13:40
‘Shëndetësia’/ Koçi: Të mos e bëjmë si hetim penal! Korreshi për planin e Punës së PS-së: Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?

 

Anëtari i PS në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Petro Koçi tha gjatë mbledhjes që ky komision të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.

“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.

Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.

Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.

Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat…

“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.

 

 

Ora 13:14
Mbledhja dështoi 4 herë, Ndreca: Ne s’e kemi bojkotuar! Mos bëni deklarata politike

Nënkryetari i Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndreca duke ju drejtuar kryetares së komisionit Albana Vokshi tha se thirrja e kryetares për mbledhje ishte e njëanshme dhe se nuk ishin të koordinuara.

‘E nisni me deklarata politike që nuk i shkojnë frymës së këtij komisioni. Thirrja e mbledhjeve nuk është mbledhje. Thirrja nga kryetarja është thirrje e një anshme. Duhet të jenë të koordinuara me kryesinë e komisionit. S’kemi pasur çfarë të bojkotojmë sa kohë që nuk kemi mbledhje. Ne jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar po kemi bërë një punë intensive për dy javë atë që ju e keni bërë për vite. Ne kemi punuar. Ligji thotë me të caktuar ekspertë ulen punojnë me njëri tjetrin. Ti lëmë deklarata politike. Këto hapjet janë konsum mediatik por jo për punë eficente të komisionit. E mira do të ishte të uleshim bashkërisht të dakordësim një rend dite. Është komisioni që vendos për rendin e ditës.’- tha Ndreca.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2024 02:44

    /SPAK/,kame vene re qe dhe here te tjera keni perseritur te njejtin koment e kerkese.Personalisht,nuk mendoj qe ka ndonje te keqe qe te punojne mjeke pensioniste,kudo ne bote e kushdo mund te punoje edhe pse /de jure/ quhet ne pension.Mund te punojne,te marrin pensionin dhe pagen e rregullt njekohesisht.Nuk ka asgje te keqe te punosh dhe pertej viteve,kur pensioni nuk mjafton,kur e ke pasion profesionin,apo ku inst.ku punon ka mungesa te paplotesueshme qe nuk mbulohen as me mbajtjen me detyrim te diplomave si ne rastin e mjekeve.

    Përgjigju
  • Maks: 23/04/2024 16:42

    Ne fakt, hetimi duhet te shtrihet nga 2013 kur permes Manastirliu e me pas Beqja, Rama zbatoi projektin e zhvatjes se afro 1 miliard euro te fondit te kujdesit te sigurimeve shendetesore. Projekt ideuar kohe me pare dhe me asistencen e mentorit Gjenushi.

    Përgjigju
  • SPAK: 23/04/2024 08:52

    KLSH te hetoje spitalin rajonal shkoder I cili ne kundershtim te plote me ligjin ka shefa sherbimesh ne reparte mjek te cilet Jane ne pension . Te hetohet dhe te verifikohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit