Masakra e Çoles në Vlorë/ I dënuar me 35 vite burg, Aleksandër Llanaj izolohet sërish në 41-bis

Masakra e Çoles në Vlorë/ I dënuar me 35 vite burg, Aleksandër Llanaj izolohet sërish në 41-bis

Aleksandër Llanaj

I dënuari me 35 vite burg, për ‘masakrën e Çoles’, Aleksandër Llanaj është izoluar sërish në 41-bis.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Llanaj është izoluar në 41-bis edhe në 2021 për 1 vit, pasi futi drogë në burg dhe vendosi baste sportive. 

‘Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”, thuhet në njoftim.

Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

Të izoluar të tjerë në 41-bis në 2024

Ndërkohë, më 13 dhjetor 2024 Fran Marashi i dënuar me burgim të përjetshëm është izoluar në 41-Biss në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare. Marashi është dënuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në atë që njihet ndryshe edhe si masakra e Urës Vajgurore ngjarje e ndodhur gjatë trazirave të vitit 1997.

Më 16 dhjetor 2024, Altin Kodra i dënuar me 22 vite burgim u izolua në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e Peqinit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Më 17 dhjetor 2024 Klement Çala është izoluar në '41 BIS'. Çala rezulton i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas.

GJKKO në tetor 2022, dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg. Grabitja ndodhi në 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.

Çfarë është regjimi 41-bis?

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet në sistemin penitenciar për shtetas që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kanë lidhje me organizata kriminale, banda të armatosura ose grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim aplikohet sipas nenit 17 të ligjit nr. 81/2020 dhe mund të vendoset ndaj personave me status të paraburgosuri ose të dënuar që kryejnë vepra të rënda penale, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit