Policia e Rrogozhinës ka arrestuar pas 4 orëve negociata Gëzim Mustafën pasi ka kanosur me armë familjarët e tij.

Gëzim Mustafaj, 47 vjeç banues në fshatin Gosë ka kanosur me armë dajën e tij L.Z, 56 vjeç.

Mustafa është me probleme mendore dhe për disa ditë nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën e tij N.M, 76 vjeçe.

Ai gjithashtu nuk e ka lejuar të ushqehet dhe as të merrte ilace. 47-vjecari është dërguar në spitalin nr 5 në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com