VLORË- Një instalacion i veçantë është vendosur në në hyrje të qytetit Vlorës, një bimë që mban vesën gjatë gjithë kohës. Megjithatë, me e veçantë se instilacioni, ka qenë prezantimi i saj nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili e ka përshkruar sikur të ishte një bimë e vërtetë. Duke qenë se shumë prej qytetarëve, përveç atyre të pajisur me autorizim, nuk kanë mundësi ta shohin se janë në karantinë, Leli me humor u ka kërkuar atyre që të mos i afrohen.
"Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.Bashkia e Vlorës do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të çuditshëm me përmasa gjigande që ka dalë në hyrje të qytetit", shkruan Leli me humor.










Komente
Komento