SEUL - Një koreano-jugor i cili u morr peng nga Korea e Veriut 41 vite më parë, arriti të rikthehet në atdheun e tij.
Jeon Wook-pyo, tashmë 68 vjeç, ishte ndër 25 pjesëtarët e një varke peshkimi, e cila u kap nga Korea e Veriut në detin e Verdhë, në 1972.
Në gusht të këtij viti, Jeon arriti të arratisej nga Korea e Veriut, për t’u rikthyer në vendin e tij të lindjes, Korenë e Jugut.
Dy Koretë, mbeten teknikisht në luftë pas konfliktit të viteve 1950-1953 e cila përfundoi në një armëpushim dhe jo traktati paqeje.
Fillimisht Z. Jeon u arratis në Kinë në fillim të muajit gusht. Lajmin e bën të ditur Korea e Jugut e cila ende tani ka dyshimet e saj për këtë ngjarje. Seuli beson se arratisja është thjesht një vënie në skenë e Pyongyang e cila ka infiltruar Jeon Wook-pyo si spiun.
Nga lufta mes dy Koreve në vitet 1950-1953, me shumë se 500 koreano-jugor, sidomos peshkatarë, janë arrestuar nga Korea e Veriut.
Redaksia online
(Erin Dini/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com