FIER- Pas 5 ditësh luftë me flakët, është shuar zjarri në 4 vatrat e krijuara në qarkun e Fierit.
Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano raporton se është shuar zjarri në Roskovec, Vlosh dhe në Mallakastër. Teksa në Drenie është drejt shuarjes. Flakët kanë "përpirë" dhjetëra hektarë shkurre, teksa është vënë në rrezik edhe jeta e zjarrfikësve, për shkak të asfiksimit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarret, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nisur edhe nga deklarata që ka dhënë me herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili tha se po digjen pyje për t'u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.
Në total forca 133 forca zjarrfikëse
Mjete
4 zjarrfikëse
2 autobota
8 mjete transporti
Në drejtimin e tyre
Nga Prefekti i Qarkut
Sek. Përgjithshëm
Dy punonjës nga struktura e EC
Nga Bashkitë
Dy kryetarë bashkie
Tre nënkryetare bashkie
Vatrat e zjarrit
Në orën 06:00 ishin 5 vatra kryesore aktive
Aktualisht janë 1 vatër aktive drejt shuarjes