Pas 5 vitesh Griezmann i thotë lamtumirë Atletico-s, e ardhmja tek Barça ose PSG

Pas 5 vitesh Griezmann i thotë lamtumirë Atletico-s, e ardhmja tek Barça ose PSG

Antoine Griezmann pas 5 vitesh largohet nga Atletico Madrid dhe tashmë është zyrtare. Vetë futbollisti ka mbajtur një fjalim lamtumire duke falenderuar tifozët për mbështetjen në 5 vitet që ka kaluar tek në Madrid. Edhe vitin e kaluar u fol  për largimin e francezit drejt Barcelonës, por tashmë diçka dihet zyrtarisht se Griezmann fanellën e Atleticos do e veshë për herë të fundit në ndeshjen ndaj Levantes në fundjavë. Kjo është lëvizja e parë e madhe në prag të merkatos verore që mund të sjellë edhe transferime të tjera të lojtarëve të mëdhenj. Vetë 28- vjeçari ka komunikuar:

”Pasi kam folur me trajnerin dhe drejtuesit e klubit dua t’u drejtohem edhe ju tifozëve për të thënë se kam marrë vendimin për t'u larguar nga Atletico Madrid. Kam dëshirë që të përballem me sfida të reja. Atletico është klubi që më dha gjithçka , klubi ku fitova trofetë e parë dhe klubi ku kam marrë shumë mbështetje. Kanë qënë 5 vite të pabesueshme dhe do jeni gjithmonë në zemrën time”, ishte deklarata e francezit.

Golashënuesi më i mirë i Atleticos këto 5 vite nuk ka thënë se ku do të shkojë, por i ka komunikuar klubit se skuadra e tij e re do të paguajë klauzolën e prishje së kontratës prej 125 mln euro. Pavarësisht se Griezmann vitin e kaluar rinovoi me Atleticon deri në vitin 2023 me një pagë prej 23 mln eurosh në sezon vendosi të largohet. Barcelona është destinacioni më i mundshëm pasi katalanasit e kërkuan me ngulm edhe vitin e kaluar, por mediet nuk përjashtojnë edhe një kalim në Francë tek PSG. Klubi nga Parisi e ka mundësinë të paguajë klauzolën dhe madje zbulohet se javën e kaluar ka pasur takim Griezmann-PSG./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja