Pas 5 vitesh, Qeveria u heq
privatëve pagat e referencës

Pas 5 vitesh, Qeveria u heq <br />privatëve pagat e referencës
TIRANE - Merr fund me bujë një nga vendimet më të debatuara të qeverisë shqiptare, të miratuara që nga viti 2007: hiqet paga e referencës për sektorin privat. Vendimi, i përfolur më parë edhe në shtyp, u morr sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të vitit 2007 për pagat e references, të gjithë të punësuarit në bizneset private e kishin të përcaktuar ligjërisht dyshemenë e pagës. Kjo pagë duhet të kalonte në bankë dhe mbi të të aplikohej tatimi mbi të ardhurat , 10% që i mbaheshin të punësuarit dhe pjesa tjetër i mbahej punëdhënësit. Vendimi u prit me debate në atë kohë nga biznesi, pasi shtonte kostot për çdo të punësuar.

Një raport i “Doing Business” që mban firmën e Bankës Botërore vlerësonte se pagat e referencës janë faktor për përkeqësimin e klimës së biznesit. Raporti gjithashtu sugjeronte shfuqizimin e një norme të tillë që rëndonte mbi bizneset shqiptare.

Në vijim, VKM-ja e sotme:

V E N D I M


PËR

REVOKIMIN E VENDIMIT NR.285, DATË 4.5.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS REFERUESE MUJORE, PËR EFEKT TË LLOGARITJES SË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE DHE TË TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE, SIPAS NOMEKLATURËS SË VEPRIMTARISË EKONOMIKE, PËR TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN JOPUBLIK, QË KRYEJNË PUNË TË PAKUALIFIKUARA E TË KUALIFIKUARA, SI DHE PËR PERSONELIN DREJTUES E TEKNIKO-EKONOMIK TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Revokimin e vendimit nr.285, datë 4.5.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomeklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopublik, që kryejnë punë të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues e tekniko-ekonomik të tyre”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

--------------------------------------------

PAGAT MINIMALE REFERUESE NË SEKTORIN PRIVAT

SIPAS VENDIMIT TË SHFUQIZUAR TE KËSHILLIT TË MINISTRAVE

 

 

Pagat e larta

 

Aktiviteti      Tatimpagues të mëdhenj     Të tjera  

 

DREJTOR/ADMINISTRATOR NË TIRANË

(paga në lekë)

 

Banka,         

sigurime        500.000              90.000

 

Ndërtim         250.000              150.000

 

Hoteleri        250.000              80.000

 

Shëndetësi      200.000              80.000

 

Bujqësi,

industri

nxjerrëse,

përpunuese,

energjetikë,

transport,

telekomunikacion,

tregti, arsim   150.000              80.000

 

PAGA REFERUESE MUJORE PËR PUNONJËSIT E MEDIAVE

 

Detyra                     Subjekte VIP    Të tjera            

(paga në lekë)

 

TV Kombëtar Tiranë

 

Drejtor/Administrator      300.000         80.000

Drejtues e specialistë     150.000         40.800

Teknikë                    28.600          28.600

Punëtorë të kualifikuar    24.090          24.090

Punëtorë të pakualifikuar  17.000          17.000

 

Detyra                     Subjekte VIP    Të tjera            

(paga në lekë)

 

TV Kombëtar rrethe kategoria II

 

Drejtor/Administrator      150.000         80.000

Drejtues e specialistë     60.000          37.400

Teknikë                    27.300          27.300

Punëtorë të kualifikuar    22.995          22.995

Punëtorë të pakualifikuar  15.000          15.000

 

Detyra                     Subjekte VIP    Të tjera            

(paga në lekë)

 

TV lokal Tiranë

 

Drejtor/Administrator      250.000         80.000

Drejtues e specialistë     150.000         40.800

Teknikë                    28.600          28.600

Punëtorë të kualifikuar    24.090          24.090

Punëtorë të pakualifikuar  17.000          17.000


--------------------------------------------

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë