Pas 50 zëvendësministra,qeveria e
Kosovës do të ketë 200 këshilltarë

Pas 50 zëvendësministra,qeveria e<br />Kosovës do të ketë 200 këshilltarë<br>
Kryeministri Ramush Haradinaj u ka gjetur punë 16 këshilltarëve në kabinetin e tij, përderisa njëri nga ministrat e tij në kabinet tashmë i ka “rehatuar” 7 këshilltarë politikë dhe dy asistente ekzekutive.

Nga 7 deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit shkon në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan "Zëri".

Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet të ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore