Pas 6 orësh pritje, nis puna në
Kakavijë, radhë në Kapshticë

Pas 6 orësh pritje, nis puna në <br />Kakavijë, radhë në Kapshticë
KAKAVIJE- Pas gati 6 orësh qëndrimi në radhë për të kaluar në vendin fqinj, në pikën kufitare të Kakavijës, situata është zhbllokuar për emigrantët. Ndërkohë që në pikën e Kapshticës situata vijon të ketë radhë të gjata. Qindra shtetas shqiptarë, si dhe të huaj, kanë qëndruar për orë të tëra në diell mesditën e sotme në Kakavijë, në pritje për të hyrë në Greqi.

Anomalia në sistemin kompjuterik e të dhënave në pjesën greke të Kakavijës, është shfaqur papritur në orën 08:00 dhe ka zgjatur gjashtë orë.

Ka qenë në fakt, një ndërhyrje e njëanshme e palës greke të cilët kanë hyrë në sistem, për të përmirësuar të dhënat në sistemin TIMS dhe në atë AGR që i përgjigjet të dhënave për mjetet e transportit në të dy anët e kufirit.

Radha e mjeteve që prisnin për të kaluar drejt Greqisë, i kaloi të 5 km në orët e drekës, duke krijuar një situatë aspak normale dhe nervozizëm

pika kufitare e kakavijes

pika e kakavijes 2
(Foto:Radhët në Kakavijë)

Vetë kreu i Drejtorisë së Policisë Rajonale Kufitare Admir Abrija, për “A1 Report” shprehet se përgjatë mesditës së sotme ka komunikuar me homologun e tij grek në Janinë, ku i ka kërkuar gjetjen e rrugëve për çlirimin e sheshit para Kakavijës, i cili ishte i tejngarkuar nga moria e mjeteve dhe njerëzve që qëndronin në radhë, për të kaluar matanë kufirit.

EKSPERTE NGA JANINA RIPAROJNE DEFEKTIN
Në orët e drekës, gjendja u stabilizua falë ndërhyrjes së specialistëve të informatikës në sistem të cilët kishin ardhur nga Janina. Ata kanë lidhur vetëm një fibër interkonjeksioni në rrjet, për t’iu rikthyer rehabilitimit të plotë të sistemit dhe instalimit të një programi të ri që është i përshtatshëm për zonën SHENGEN, pas disa ditëve.
Pala greke fill pas kësaj, ka operuar me gjashtë sportele në hyrje të territorit të saj duke organizuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

EMIGRANTET KTHEHEN NE GREQI, RADHE TE GJATA NE KAPSHTICE

Pas festës së Pashkëve Ortodokse, emigrantët shqiptarë i janë drejtuar pikave kufitare për të rifilluar punën në vendin fqinj. Por që nga orët e para të mëngjesit, janë krijuar radhë të gjata në të dyja pikat e kalimit, në Kakavijë dhe Kapshticë. Shkak për këtë situatë të krijuar janë bërë defektet e kompjuterëve në palën greke.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, pika doganore e Kapshticës ka qenë e bllokuar dhe asnjë shtetas shqiptar nuk ka mundur të kalojë në shtetin helen, duke krijuar kështu radhë të gjata. Sipas drejtorit të kufirit, Ylber Zyberi shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke.

Për këtë janë bërë takime të vazhdueshme me autoritetet helene, të cilat kanë pohuar se kanë ngritur një grup pune për riparimin e defektit, por që deri në orët e pasdites kjo nuk ka ndodhur.

Ndërsa kanë qëndruar me orë të tëra në diell, emigrantët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, pasi janë me gra e fëmijë, ndërkohë që rrezikojnë dhe vendin e punës në shtetin grek, nëse nuk kthehen.

KAKAVIJË, PRISHEN KOMPJUTERAT GREKË, DHJETËRA EMIGRANTË NË RADHË

Dhjetra emigrantë shqiptarë të cilët kishin planifikuar të ktheheshin në Greqi pasi kaluan festën e Pashkës në Shqipëri nuk kanë mundur të kalojnë pasi sistemi kompjuterik i palës greke mësohet se është prishur.

Rreth 60 makina dhe 5 autobusë janë në radhë para doganës, që prej orës 11:00 duke krijuar një vijë rreth 3km të gjatë.

Drejtori i Kufirit Admir Abrija ka takuar homologun grek për të zgjidhur situatën, ndërsa qytetarët kanë këkuar një zgjidhje të menjëhershme për të kaluar kufirin pasi rrezikojnë vendet e punës dhe kanë fëmijë të vegjël.

(e.s/sg/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar