
(Sajmir Zalli, 30 vjeçari nga Lezha)
Kanë qenë qytetarët ata që kanë informuar policinë se një i ri po tenton të vrasë veten duke kërcënuar të hidhet nga vinçi. Në dëshminë e tij në polici i riu ka treguar se shkak për kërcënimin për vetëflijim është bërë fakti se ish-gruaja e tij nuk e linte atë të shikonte fëmijët.
Zhvillimet minutë pas minute nga ngjarja:
Ora 19:56: Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.
Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite nga vinçi.
Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij.
Ora 19:42: Ish-gruaja tregon se ajo e linte ti takonte fëmijët, por Zalli kishte probleme me alkoolin
E pyetur nga policia ish-bashkëshortja e Sajmir Zallit ka treguar se me vendim gjykate fëmijët i takonin asaj, por nuk e ka penguar babin 35-vjeçarë që ti takonte, ndërsa ka shtuar se Sajmir Zalli shumë shpesh konsumonte alkool
Ora 19:39: Sajmir Zalli dëshmon në polici
Pasi kërcënoi për gati një orë se do të hidhej nga vinçi, Sajmi Zalli ka treguar në komisariat se shkak për këtë veprim u bë fakti që Ish-gruaja nuk më e lejonte të takonte fëmijët
Ora 18:55 : Sajmir Zalli zbret nga vinçi, policia e merr drejt komisariatit
Pas rreth një ore, 35-vjeçari zbriti nga vinçi ndërsa policia e shoqëroi atë më pas drejtë komisariatit
Ora 18.40 : Njeriu tregon se dëshiron të zbres
Sajmir Zalli, kapur nga kamerat e televizioneve që raportojnë nga vendngjarja, duket se po shkon drejt shkallëve, një shenjë që ai ka vendosur të zbresë dhe ti japë fund protestës së tij
Ora 18:30: Identifikohet personi, ai quhet Sajmir Zalli
Njeriu që kërcënon vetëvrasje nga maja e një vinçi quhet Sajmir Zalli dhe është 35 vjeç, i cili mësohet se është baba i dy fëmijëve.
Ora 18:05: Anëtarët e familjes së njeriut në vend
Policia ka sjellë anëtarët e familjes së njeriut që po kërcënon të kryejë vetëvrasje, për ta bindur atë për të ndaluar protestën e tij. Në vendngjarje ndodhet një grua dhe dy fëmijë , dhe supozohet se ata janë gruaja dhe fëmijët e njeriut. Njeriu nuk dhënë ende ndonjë shpjegim për gjestin e tij, ndërsa ka bërtitur fjalë të rënda kundër prokurorit
Ora17:50: Policia është në zonë
Policia rrethuar zonën rreth vinçit ku 15 minuta po kërkon të negociojë me njeriu që kërcënon të vetëvritet.
Ora 17:48: Një njeri në majë të një vinç kërcënon të kryejë vetëvrasje

(I riu mbi vinç i cili kërcënon të vertëvritet)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










