Nuk ka qenë një ditë mes femrave siç ai është mësuar zakonisht por mes meshkujve.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur Leonardo Di Caprio,i cili është shfaqur me dy djem në ballkonin e dhomës së hotelit të tij në Florida, ditën e djeshme.

Ai ka qenë atje për të shijuar javën e mbushur plot me aktivitete të artit dhe kulturës “Art Basel”.

Ai është veshur “casual” ndërkohë që në kokë kishte vënë një nga kapelet e tij të preferuara në ngjyrë bezhë.

leonardo di caprio

Leo është dukur totalisht i relakusuar dhe po ashtu dhe dy djemtë pranë tij.

Së fundi ai është fotografuar duke u puthur në seksionin vip të lokalit gjatë koncertit të Kanye West me të dashurën e tij modele.

Ndërsa disa ditë më parë u përfol se kishte darkuar me modelen e divorcuar së fundmi, Miranda Kerr, në Las Vegas.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)