Ish ambasadori i Libanit në Gjermani, Mustapha Adib është zgjedhur si kandidat për kryeministër pas dorëheqjes së Hassan Diab, i cili u largua nga posti pas zemërimit masiv popullor prej shpërthimit në portin e kryeqytetit Bejrut të mbi 2 mijë ton nitrat amoni i cili i cili i mori jetën rreth 200 personave
Adib, 48 vjeç, ka shërbyer si ambasador i Libanit në Gjermani që nga viti 2013.
Ai ka një doktoraturë në drejtësi dhe shkenca politike, dhe më parë ka dhënë mësim në universitete në Liban dhe Francë dhe ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i ish-kryeministrit libanez Najib Mikati.
Një grup ish-kryeministrash, duke përfshirë Saad Hariri i cili udhëheq partinë kryesore myslimane sunite të Liban, ‘Lëvizja e Ardhmes’, njoftoi se ata kishin propozuar për kryeministër Mustapha Adib-in.
Nëse nuk ka ndërlikime të minutës së fundit, ambasadori duket se do të emërohet zyrtarisht kryeministër.