Pas aksionit në Sarandë, fadromat e IKMT-së zhvendosen në Vlorë! Fillon shembja e disa shtesave apo objekte të vogla pa leje

Pas aksionit nga IKMT në Sarandë dhe Himarë tashme fadromat janë zhvendosur në Vlorë dhe konkretisht në Njësinë Administrative Orikum.

Sipas kreut të IKMT-s, Simbol Pazaj, aksioni ka nisur me disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, por do të vazhdoje edhe në 'beach bare' dhe hotele të cilat në kundërshtim janë në kundërshtim me ligjin apo pa leje.

'Nuk ka rinisur është në vazhdim. nuk mund të jam një numër të saktë të objekteve që do të prishen, pasi mund të ketë ndryshuar statusi i pronës. Do të shikojmë hap pas hapi dhe rast pas rasti, po shemben disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, por do të vazhdoje edhe në 'beach bare' dhe hotele. Aksioni nuk është periodik por do të jetë gjatë gjithë kohës. Po përpiqemi të gjejmë edhe gjuhën me subjektet të cilët janë të ndërgjegjshëm për t'i prishur vetë. Situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur probleme.'- tha Pezaj.

Sipas informacioneve për Report Tv, sot IKMT ka dorëzuar dhe disa shkresa njoftime, duke lënë afat për boshatisjen e objekteve dhe në prishjen e tyre.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu